Flash

Çmenden prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al (dokumentet)

Lapsi.al 19 April 2021
Çmenden prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë
Në të njëjtën orë të ditës së dielë, kur Edi Rama nuk qëndronte i qetë duke bërë fushatë elektorale me patronazhistët që do e ndjekin këmbë pas këmbe çdo shqiptar deri në fund të dheut, qetësia i ishte prishur edhe një gjyqtareje nga ato të dala fringo dhe e panjollë nga vettingu, Iliriana Olldashit (djathtas në foto). Znj. Olldashi e kishte lënë pas rehatin e pushimit të saj të së dielës, rastësisht dhe për koincidencë, në të një njëjtën kohë me kryeministrin, për të marrë një vendim gjyqësor, që sipas shumë specialistëve që ne kemi konsultuar është i rreptë deri në skandalozitet. Ajo ka urdhëruar sekuestrimin e aparatëve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), usb, Cd të medias Lapsi.al. Krimi i kryer nga gazetarët tanë qe zbulimi i grabitjes së të dhënave personale që PS po i përdorte me patronazhistët e saj për qëllimet elektorale të 25 prillit. Lexo me tej:

Andi Bejtja: Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Gjyqtarja e vettuar e Gjykatët së Posaçme është nisur në këtë vendim, që Lapsi.al e ka marrë në dorë, nga kërkesa e prokurores së SPAK, Enkeleida Millonai (foto  majtas). Por më katolike se Papa, në vendimin e saj të gjykimit, ajo ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të mbrojtjes së burimit. Ky akt i njëkohësishëm dhe i rakorduar i SPAK dhe Gjykatës Speciale, dëshmon se organet e drejtësisë së re kanë prioritet të merren me ata që zbuluan krimin e vjedhjes së të dhënave dhe jo me ata që e kanë kryer këtë krim. Sepse databaza që denoncoi Lapsi.al tashmë gjendet kudo, shumë personalitete publike e kanë bërë të qartë se të dhënat e tyre i kanë depozituar vetëm në e-Albania dhe drejtësia e reformuar përndjek dhe gjurmon gazetarët. Natyrisht gazetarët e kanë në kodin e tyre profesional që nuk duhet ta dorëzojnë burimin. Gazetarët anembanë botës kanë bërë burg për këtë. Dhe lapsi. al do të mbajë të njëjtin qëndrim. Zbërthehet burimi i Lapsi.al/ Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë Por në këtë vend, ironia është se nga frika për të hetuar shkelësit e ligjit, drejtësia e re po merret me rrethanat anësore të ngjarjes. Po të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës, ai duket sikur do të fajësojë gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati si shpërndarës të të dhënave sensitive të qytetarëve, si cënues të rendit kushtetues që i kanë shpërndarë ato dhe do t'i detyrojë, përmes këtij presioni, të nxjerri se kush ka qenë spiuni që ka tradhëtuar Rilindjen duke dekonspiruar krimin që kryhej mes serverave të saj, e- Albania dhe patronazhistëve.   Natyrisht në deklarimet e tyre gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kanë qenë të prerë se ata nuk e tregojnë burimin e tyre të informacionit brenda PS-së dhe as nuk japin elemente që e identifikojnë atë. Për rrjedhim pritet ose sekuestrimi me forcë i zyrave të Lapsi.al ose ndalimi i dy gazetarëve. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI