Flash

I ndalohet transmetimi në Kinë Peppa Pig

Lapsi.al 8 April 2021
I ndalohet transmetimi në Kinë Peppa Pig

"Peppa Pig" u hoq nga aplikacioni Douyin, duke bërë që deri në 30.000 video të serialit vizatimor për fëmijë të mos shihen, sipas raporteve në mediat kineze.

Censura erdhi pasi Peppa Pig, filloi të lidhej më një nënkulturë të përdoruesve të internetit, të njohur si "shehuiren" ose "society people" - njerëz të shoqërisë, një grup për të cilin thuhet se pjesëmarrësit kanë qëndrime anti-qeverisjeje apo "sjellje gangstere".

Këta njerëz thuhet se kanë përdorur karakterin e serialit vizatimor në meme, video dhe në kontekste "vulgare". Global Times shpjegoi se "njerëzit e shoqërisë" që e kanë përqafuar Peppa-n si simbolin e tyre, janë ata "që bien ndesh me vlerat e shoqërisë dhe zakonisht, nuk kanë një punë të qëndrueshme".

"Ata janë dembelë të pabindur që enden në rrugë dhe antiteza e brezit të ri që Partia Komuniste (në pushtet) përpiqet të kultivojë."

Nuk është hera e parë që një personazh vizatimor ndalohet të transmetohet në Kinë. Më parë, "Winnie the Pooh" u censurua, sepse njerëzit në internet filluan ta krahasonin ariun me presidentin Xi Jinping.

Ndërkohë, Peppa Pig është ndaluar edhe në Australi. Aty u hoq një episod i tërë ku kukulla në fjalë takonte një merimangë dhe të dy bëhen miq. Arsyeja është se në Australi gjenden plot 836 lloje merimangash. Disa prej tyre janë helmuese dhe tepër të rrezikshme. Kështu episodi u konsiderua një shembull negativ.anabel

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI