Flash

Punëtorë nga Bangladeshi në Shkodër/ Si i rrëshqiti Rama idesë raciste për fasoneritë

Lapsi.al 1 April 2021
Punëtorë nga Bangladeshi në Shkodër/ Si i rrëshqiti

Mund të konsiderohet një ndër gafat më të mëdha të fushatës, pohimi i Edi Ramës në një fasoneri në Shkodër, ku e këshillonte pronarin që t’i merrte punëtorët nga Bangladeshi, ndërsa i shpjegonte se ata ishin njerëz që nuk flisnin shqip, kësisoj nuk merreshin me thashetheme dhe nuk interesoheshin as për liri e as demokraci.

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/Rama-ne-Open-per-punetoret-nga-Bangladeshi.mp4"][/video]

Por ideja i ka zgjatur vetëm 24 orë, pas një sërë reagimesh të forta mbi përshkrimin që i bëri puntorëve nga Bangladeshi. Kur Eni Vasili në emisionin Open, i tha se deklarata ishte interpretuar se pati në thelb idenë e Ramës për punëtorë që nuk interesohen as për lirinë e as për demokracinë, ai tha se “ma kanë nxjerrë nga konteksti”.

Më pas kryeministri ia doli ta devijojë panelin nga thelbi i idesë së tij për puntorët e huaj, duke bërë krahasime me vende si Greqia apo Italia. Sipas Ramës, ishte “fatkeqësi” që jemi në mes të Europës, sepse edhe krahasimin, shqiptarët e bëjnë me vende të zhvilluara si Italia.

“Jemi në mes të Europes dhe realitetet që ne krahasohemi jane superfuqi të botës. Italia, për shembull është fuqi botërore. Ky zotëria që fliste aty është një nga sipërmarrësit më të talentuar dhe paga e tij është 400 mijë lekë. Atë minimalen që ne duam të arrijmë, ai e ka. Dhe ai nuk gjen puntorë. Është fakt. Nuk e sajova unë. Tani Turqia, me 400 dollarë e ka puntorin. Në Turqi është norma. Puntorët turq që e ngritën spitalin e Fierit, kanë një pagë më të lartë se janë jashtë shtetit, por në Turqi, 400 dollarë e kanë pagën. Nuk i ngre unë pagat. Qeveria ngre pagat në sektorin publik, jo në privat” u shpreh Rama, duke i orientuar replikat në çështjen e pagës.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/Rama-kerkon-puntore-nga-Bangladeshi.mp4"][/video]

Në fakt, kritikat për deklaratën u bënë për mënyrën se si i përshkroi ai puntorët nga Bangladeshi, përtej pagës që marrin ata. Në videon ku ai bisedon me sipërmarrësin në Shkodër, Rama thotë se puntorët e huaj nuk dinë shqip, ndaj nuk merren me thashetheme, sikur shqipja të ishte një gjuhë e dedikuar për thashethemexhinjtë. Në video, Rama shprehet tekstualisht se puntorët nga Bangladeshi nëse flasin shqip, atëherë do nisin të flasin edhe për liri e për demokraci, sikur ky të qe një problem.

Publicisti Fatos Lubonja, duke komentuar deklaratën e Ramës e quajti këtë një ide raciste, duke shtuar se kryeministri i do njerëzit pa gojë, që të punojnë si skllevër.

“E dëgjova vetë atë deklaratë të Ramës. Kjo tregon për sëmundjen që ka Rama dhe shoqëria jonë. Kjo sëmundje është që të shikosh tjetrin si mjet, jo si qëllim. Kur i do njerëzit si skllevër, si njerëz që nuk kanë dhe ata që s’kanë qëllim jete, përtej asaj që punojnë për ca oligarkë që kanë lidhje me kryeministrin.

Iu thotë që sa të mësojnë shqipen, hiqi thotë. Dikur kur kishte lidhje me shkuesi, thuhej se i kam gjetur nuse “pa gojë”, që dmth e do pa fjalë. I do njerëzit pa gojë. Do njerëzit që thjesht t’i përdorë dhe t’i hedhë, kjo mendësi dominon në Shqipëri. E tmerrshme që është parti e majtë, që iu thotë të huajve se këtu nuk ka sindikata këtu. Për bangladeshasit, përdori racizëm. Rama i sheh njerëzit si instrument. Sot PS duhet të gumëzhonte, por askush nuk flet. Shikimi i njeriut për ta përdorur personin si mjet pune, si skllav pa gojë është e tmerrshme. Ta mendosh veten si qenie superiore dhe të tjerët na qenkan qenie inferiore, është e tmerrshme. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.”, u shpreh Lubonja.

Këtë ide të kryeministrit, Andi Bejtja e shpjegoi si shprehje të subkoshiencës së tij, që ka nxjerrë në sipërfaqe votuesin model që preferon Rama.

“Kur shton se ‘sapo të fillojnë të mësojnë shqip, të interesohen për demkracinë, lirinë….hiqini nga puna’, ëndrra dhe subkoshienca e Edi Ramës tregon për diçka shumë më të madhe se kaq:

Punëtori model nga Bangladeshi, që nuk shikon majtas e djathtas, qe nuk shqetësohet për lirinë, demokracinë, që nuk do t’i hyjë e t’i dalë asnjë lajm në vesh, mos ketë as televizor as radio, mos ketë as Instagram e as Facebook, të punojë, të hajë e të flejë në kapanon dhe maksimumi i mundshëm, të kthjellohet vetëm kur ta thërrasin për t’i bërë vaksinën antikovid, mundësisht ndonjë infermiere ma maskë me logon e PS.

Ky pra, nuk është thjesht punëtori i ëndërruar i fasonistëve shqiptarë, por në fakt votuesi i ëndërruar i Edi Ramës. "I majti" që dikur i habiti italianët teksa mburrej se në Shqipëri nuk kishte sindikata, punëtorin nga Banglandeshi më shumë e do për vete, se sa për fasonistët shqiptarë” shkroi Bejtja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI