Flash

Fushatë me të huaj/ Rama dhe Basha përplasen për rolin e BE

Lapsi.al 23 March 2021
Fushatë me të huaj/ Rama dhe Basha përplasen për rolin e BE
Një ditë pasi kryeministri Rama u prit në prag të fushatës elektorale nga presidenti Makoron, ai u shfaq shumë i nervozuar me Brukselin zyrtar për ndërhyrje në zgjedhjet e vendit. Shkak i kësaj përplasje është roli që personalitetet e huaja luajnë në favor të njërës apo të tjetrës parti politike. Lexo me tej:

Andi Bushati: Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

Shtypi gjerman hodhi sot dyshime të forta se Rama ka korruptuar deputetë të CDU/CSU në Bundestag për ti përdorur ata pr vevojat e tij politike. Por nga ana tjetër kryeministri ka reaguar ashpër për shfaqen e një komisionerje të BE në aktivitetet elektorale të PD-së.

U takuan me Ramën pa ambasadorin/ Shtypi gjerman ngre hije dyshimi për deputetët CDU/CSU

Komisionerja e BE për inovacionin, kulturën dhe edukimin Mariya Gabriel (foto poshte), iu bashkua online një bashkëbisedimi të kreut të PD Lulzim Basha me tematikë arsimin. Gjithçka dukej e organizuar për të treguar mbështetjen për opozitën. Këtë hipotezë e përforconte më shumë edhe fakti se bullgarja Gabriel bën pjesë në një parti të djathtë aleate me PD që renditen ne grupin e PPE në parlamentin europian. EU Commissioner Mariya Gabriel gets unique insights into museum work during a NEMO Political Internship: NEMO - Network of European Museum Organisations Pamjet e këtij takimi me nota elektorale u transmetuan direkt nga selia e PD. Kaq u desh që Ramës, që i përdor edhe vetë këto manovra ti ikë truri. Kryeministri e komentoi pjesëmarrjen e komisioneres Gabriel në këtë takim të PD si përfshirje të sajën në fushatën elektorale të rivalit , duke mos i kursyer kritikat përmes dy postimeve në Twitter. “Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre”! Edi Rama i drejtohet edhe me një kërkesë Brukselit kur thotë: Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë video-muhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE”! Nga ana tjetër Basha që ka vetëm fitim nga kjo lloj polemike, reagoi duke iu shmangur thelbit të çështjes nëse ai e kishte përdorur për fushatë komisioneren bullgare aleate të PD-së. Ai u përgjigj me një sllogan për përkatësinë perendimore të parisë së tij: “Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa” tha lideri demokrat.

Basha i përgjigjet Ramës: I habitshëm nervozizmi, rruga e PD rruga e Europës

Në fakt shfaqja e komisioneres Mariya Gabriel në takimin e Bashës është një gjë jo e zakonte në një fushatë elektorale, por ama reagimi i shproporcionuar i kryeministrit dëshmoi edhe njëherë nervozizmin e atij që do të ketë privilegjin për ti thyer regullat vetëm vetë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI