Flash

Qeveria e re/ Kurti me 67 vota, kryeministër i të gjithëve

Lapsi.al 22 March 2021
Qeveria e re/ Kurti me 67 vota, kryeministër i të gjithëve

Albin Kurti është rizgjedhur për të dytën herë me 67 vota (30 kundër) nga 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës që ishin në sallë. “Nga dita e sotme do të jem kryeministër i tërë qytetarëve të vendit”, tha ai duke falënderuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por ashtu sikurse pritej partitë opozitare nuk e kanë konsideruar si kryeministrin e tyre që ditën e parë.

Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së ka shpjeguar motivet se pse e kundërshton këtë qeveri: “Për tri arsye s’do ta votojmë, jemi kundër jush si përmbajtje, si program dhe si përbërje”, ka thënë ai. Më e ashpër se shefi i saj ka qenë deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila i ka thënë Kurtit se do jetë kryeministri i parë shqiptar që fëmijët nuk i flasin gjuhën shqipe.

Me interes është pritur edhe kundërshtimi i kryetarit të sapo zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili do të drejtojë një parti të tkurrur si kurrë më parë në 15 deputetë. i moderuar dhe tolerant ai ka pranuar se e njeh mesazhin që dhanë 50% e votuesve por i ka kërkuar Vetëvendosjes koherencën ndaj kauzave që ka mbrojtur në opozitë.

“Nga ju presim zgjidhje për ta gjitha problemet që i keni përmendur, zgjidhje për të gjitha rezolutat e ngritura nga ju dhe të tjerët”, ka deklaruar ai.

Natyrisht, ashtu sikurse pritej, qeveria e Vetëvendosjes nuk mund të kishte miratimin e Listës serbe. Ndonëse ka një ministër në qeverinë e re, në ministrinë për Komunitete dhe Kthim që do ta drejtojë Goran Rakiq, folca politike që merr udhëzime nga Beogradi ka pretenduar se asaj i takojnë dy anëtarë kabineti dhe se për këtë shkelje, sipas saj, të kushtetutës ajo do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i ri ka deklaruar para deputetëve: “Ftoj secilin nga ju, brenda dhe jashtë vendit ta bëjmë shtetin që kemi ëndërruar. Kontributin në bërjen e shtetit e kemi obligim të gjithë, sfidat janë të mëdha por edhe aspiratat e mëdha”, ka thënë ai duke mos haruar edhe paralajmërimin ndaj të vetëve: “Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës, sepse ashtu siç u kanë dhënë votën qytetarët, ashtu edhe ua marrin”.

©Lapsi.al

Emrat e kabinetit të ri

Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.

Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI