Flash

Credins Bank/ Në mbështetje të artit dhe artistëve, hap ekspozitën e Halitit

Lapsi.al 17 March 2021
Credins Bank/ Në mbështetje të artit dhe artistëve, hap

Arti ka fuqinë të inspirojë, të edukojë dhe të motivojë. Credins Bank është gjithmonë në mbështetje të artit dhe artistëve, sidomos në këto kohëra sfiduese. Këtë herë, kemi vendosur të bashkëpunojmë me artistin e mirënjohur Helidon Haliti duke sjellë pranë degës tonë qëndrore një ekpozitë të veçantë me veprat e tij.

Helidon Haliti është një artist i talentuar dhe i njohur në shumë vende të botës. Ai është diplomuar pranë Universitetit të Arteve të Bukura në Tiranë, ku ushtron dhe profesionin e pedagogut. Z. Haliti është dhe themelues i Shoqatës Kulturore VIZart që promovon kulturën dhe artin Shqiptar nëpërmjet ekspozitave dhe galerive. Helidon Haliti ka një eksperiencë shumëvjeçare në profesionin e tij ku spikat pjesëmarrja në bienale e ekspozita në kryeqytete të njohura si: Francë, Itali, Zvicër, Finlandë, Turqi, Kinë, Rusi e shumë vende të tjera. Përgjatë karrierës së tij disavjeçare, ai ka fituar çmime të ndryshme si: "Winner Best Landscape” – Hollandë, " Most Innovated IWS Leader”- Bullgari, "Excellence Award”- Çeki etj.

Credins Bank hapi dyert e saj për të promovuar pikturat e Z. Haliti në ekspozitën e tij duke i dhënë akoma më shumë ngjyra degës sonë qëndrore. Është e rëndësishme për ne të suportojmë artin dhe artistët dhe t’i mirëpresim ata në rrugëtimin e tyre artistik dhe kreativ. Duke hapur dyert e degëve tona, jo vetëm krijojmë një hapësirë më shumë per çdo artist për të promovuar punimet e mrekullueshme që krijojnë, por dhe një mundësi për çdo klient të bankës për të shijuar të bukurën, artin, dhe frymëzimin që sjell çdo artist me veprat e tij.

Z. Haliti vjen këto ditë edhe me një event unik, siç është hapja e Bienales së 4-t Ndërkombëtare të Akuarelit nëpërmjet VIZart pranë muzeut historik kombëtar. Kjo biennale ka sjellë mbi 310 artistë botërore nga 58 shtete me tematikën “Natyrë e qetë”. Tematika është përzgjedhur për të nxjerrë në pah bukurinë e natyrës dhe të jetës. Credins Bank ka mbështetur gjithashtu realizimin e këtij eventi duke vlerësuar të bukurën dhe artin.

Arti i jep artistit mundësinë e të shprehurit atë çfarë ndjen dhe sheh në botën që na rrethon në menyrën më origjinale dhe ekspresive të mundshme. Ndaj dhe Credins Bank është përherë në mbështetje të artistëve të talentuar.

Të këshilluara

Ushqimet që luftojnë pagjumësinë

Salmoni Salmoni, është i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe vitaminë D. Ky kombinim  besohet të jetë shumë i dobishëm për trajtimin e pagjumësisë. Arsyeja ësh...

17:00

Paranoja e pandemisë është e vërtetë

Dr. Brandy Lee, psikiatër mjekoligjor me bazë në New York thotë se “pandemia ka sjellë një pasiguri dhe stres të madh”. John Hopkins e përkufizon paranojën s...

17:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI