Flash

Gjëra të cilat nuk ishin të frikshme para pandemisë por janë tani

Lapsi.al 15 March 2021
Gjëra të cilat nuk ishin të frikshme para pandemisë por

Çdo gjë përpara pandemisë ishte mjaft entuziaste, si psh. ndërveprimet shoqërore, daljet, takimet, udhëtimet, etj... Padyshim që këto gjëra i mungojnë të gjithëve dhe kjo është një arsye e madhe pse dëshirojmë që kjo pandemi të përfundoj. Por kur jeta të stabilizohet në një normalitet të ri, si do të ndihemi vërtet për rinisjen e aktiviteteve që kemi bërë?

Bota ende nuk është plotësisht e sigurt, por njerëzit e vaksinuar shtetet e të cilëve janë rihapur në një farë mase mund ta gjejnë veten në një mjedis të çuditshëm.

Njerëzit me çrregullime obsesive-kompulsive dhe rituale pastrimi, trauma ose çrregullime ankthi mund të kenë një kohë veçanërisht të vështirë për t’u riklimuar.

“Ajo që ishte e njohur nuk duket më e njohur", shprehet Lynn Bufka, drejtori i lartë i transformimit dhe cilësisë së praktikës në Shoqatën Amerikane të Psikologjisë.

Ankthi mund të shërbejë si paralajmërim për situatat të cilave duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe të jemi të kujdesshëm. Këto janë përvojat dhe vendet që mund të shkaktojnë frikë ndërsa bota hapet përsëri.

Kontakti sy më sy

Kontakti me sy është ndërveprimi më i lehtë për të filluar sepse rikthen në lidhjen dhe shfaqjen e kujdesit tonë.

Të gjëndesh mes turmave

Të gjëndesh mes një turme apo në një vend plot me njerëz do të dukej si diçka mjaft e çuditshme, pasi gjatë pandemisë kjo mund të shkaktonte një sërë infektimesh.

Shtrëngimi i duarve dhe përqafimi

Në ditët e para të pandemisë, shtrëngimi I duarve apo madje dhe përqafimi shkaktonte një temë debati. Tani, njerëzit kryesisht thjesht nuk e bëjnë. Ndërsa njerëzit takohen më shpesh, nëse hasni dikë që zgjat dorën, faktori mikrob mund të bëjë që ju të tërhiqeni instinktivisht.

Mendimi për të përqafuar dikë mund të jetë edhe më i frikshëm. E njëjta gjë, në këtë vit të distancimit shoqëror. Por tani akoma nuk është koha për të përqafuar këdo që shikon. Nëse ju ose dikush jashtë shtëpisë tuaj që ju intereson po dëshironi ngrohtësinë e prekjes me dashuri, bëjini vetes një përqafim "flutur" duke mbështjellur krahët rreth vetes, duke trokitur secilin shpatull dhe "dërguar atë" tek ai person. Nëse dikush anon për një përqafim, shprehni me mirësi shqetësimet tuaja dhe filloni një përqafim fluture në vend.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Ushqimet që luftojnë pagjumësinë

Salmoni Salmoni, është i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe vitaminë D. Ky kombinim  besohet të jetë shumë i dobishëm për trajtimin e pagjumësisë. Arsyeja ësh...

17:00

Paranoja e pandemisë është e vërtetë

Dr. Brandy Lee, psikiatër mjekoligjor me bazë në New York thotë se “pandemia ka sjellë një pasiguri dhe stres të madh”. John Hopkins e përkufizon paranojën s...

17:13

5 ushqimet që mund t'ju shkaktojnë akne

1.Ushqimet e pasura me karbohidrateBuka, biskotat, drithërat apo ëmbëlsirat e bëra me miell të bardhë, orizi dhe ëmbëlsuesit. Ngrënia e shumë karbohidrateve t...

18:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI