Flash

Studiuesit e FMN/ Pandemia pasohet nga protesta dhe rrëzime qeverish

Lapsi.al 27 February 2021
Studiuesit e FMN/ Pandemia pasohet nga protesta dhe rrëzime qeverish

Pandemitë mund të përfundojnë me turbullira të forta sociale, ose, në shtetet më të dobëta edhe me rrëzimin e qeverive. Fakti se ato luajnë një rrol të spikatur në thellimin e pabarazive, mes shtresve të pasura dhe atyre të varfra, mes sektorëve të ekonomisë që ndalojnë, si psh turizmi dhe atyre që mirë apo keq vazhdojnë punën, mes atyre që kanë një pagë fikse dhe të tjerëve që kanë të ardhura ditore të pasigurta, mes atyre që kanë mundësi vaksinimi dhe atyre që nuk e kanë, ndikon së tepërmi në përplasjet shoqërore.

Duke u nisur nga principi se mësimet e të shkkuarës mund të na shërbejnë për të kuptuar të ardhmen, tre ekonomistë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Philip Barrett, Sophia Chen dhe Nan Li, kanë bërë një studim mbi këtë temë. "Një epidemi mund të nxjerrë në pah pikat më tëdobëta të shoqërisë si paaftësinë për mbrojte sociale, mungesën e besimit te institucionet dhe zemërimin ndaj një qeverie të korruptuar" shkruhet në studimin e lexuar nga Lapsi.al.

Për të vërtetuar tezat e tyre ata kanë shqyrtuar artikujt e shtypit në 130 vende që prej vitit 1985, dhe ky studim kuantitativ i ka shpënë në përfundimin se venddet e prekura nga epidemitë kanë rënë pre e zemërimit social dhe protestave më shumë se të tjerët.

Por vëren studimi, këto turbullira zakonisht nuk shpërthejnë gjatë pandemisë dhe as menjëherë pas saj. Sidomos në vendet ku masat mbrojtëse pengojnë tëdrejtën për të protestuar dhe në ato ku "rregjimet kanë shfrytëzuar urgjencën për të rritur pushtetin dhe për të goditur kundërshtarët", duhet më shumë kohë që të kanalizohet zemërimi. 

Por kur kjo ndodh protestat janë të forta dhe shpesh ato përfundojnë me rrëzimin e qeverive shkruhet në studimin e lexuar nga Lapsi.al.

Për të zbutur këtë mundësi, e vetmja këshillë që jep Këshilli Europian për Marëdhënie Ndërkombëtare (ECFR) është që qeveritë duhet të japin një ndihmë sa më të madhe, sidomos për më të pambrojturit, për të rinjtë, gratë dhe ata me të ardhura të pasigurta.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI