Flash

Skandali/ “Folën në media”. Procedohen penalisht dy motrat që humbën të atin në spitalin infektiv

Lapsi.al 18 February 2021
Skandali/ “Folën në media”. Procedohen penalisht dy motrat
Nuk mjafton që mund të humbësh babain, por mund të përndiqesh edhe nga shteti, për faktin se je ankuar se jeta e tij mund të shpëtohej. Kjo është tragjedia e dy motrave Edita dhe Ina Lalo, të cilat u bënë tejet të njohura pasi denoncuan në media vdekjen e të atit të tyre nga Covid-19, për faj të mjekëve të spitalit infektiv. Por menjëherë pas denoncimit që i bënë faktit se babai i tyre Rifat Lalo ishte lënë të jepte shpirt në korridor duke u dridhur së ftohti policia ka filluar procedimin penal ndaj tyre për përhapje informacioni të rremë ndaj mjekes Migena Qato. Ende nuk dihet nëse është vetë mjekja e infektivit, Migena Qato ajo që është ankuar apo në këtë rast policia është treguar më katolike se papa duke dashur të vërë në vend nderin e Spitalit infektiv dhe bluzave të tij të bardha. Ajo që dihet me siguri është fakti se për këtë çështje foli vetë kryeministri  Rama, i cili e konsideroi denoncimin e dy bijave sit ë bërë nën emocionet e dhimbjes dhe nën politizimin partiak (lexo këtu). Policia u vu në punë menjëherë pas kësaj. Lexo më tej:

Videoja rëqethëse/ “Babain se prekën me dorë deri sa vdiq. Mos i sillni më kurrë në Infektiv prindërit tuaj”

Po cili ishte denoncimi i dy vajzave që humbën babanë. Ato raportuan se ëshërbimi i urgjencës funksiononte në mënyrë të çalë dhe se ambulance që u shkoi në shtëpi për të vizituar babain e sëmurë nuk kishte paisjet e nevojshme dhe i kishte pyetur familjarët nëse kishte aparaturën e oksimetrit. Ata i kishin thënë ta mbanin 79 vjeçarin në shtëpi dhe të merrinin oksigjen në banesë. https://youtu.be/FZl9rxnLAvc Pasi gjendja e Lalos u rëndua, ai kishte pritur plot pesë orë në ambulancë sepse në spitali nuk kishte shtretër. “Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për tia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë mos sillni më më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tone. Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë”, tha njëra prej vajzave në oborin e QSUT-së për kamerat e FAX News. Ato akuzuan gjithashtu edhe mjeken Migena Qato (foto ne mes dy motrave) se i kishte gënjyer për trajtimin që po i bënte pacientit dhe vazhdojnë të kërkojnë nga spitali infektiv t’u dorëzojë dosjen e plotë (jo epikrizën) me diagnozën dhe protokollin e trajtimit në spital të babait të tyre duke përfshirë diskun e skanerit.

Denoncuan mjeken se nuk i shërbeu të atit, procedohen dy vajzat e ish-ambasadorit Rifat Lalos

Por në vend që të sqaroheshin tu jepej gjithçka që kërkonin, tu vërtetonin ato që spitali pretendonte një komunikatë përgënjeshtruese, menjëherë pasi kryeministri i quajti të politizuara, policia filloi procedimin penal ndaj me arsyen se kishin folur në rrjetet sociale dhe në media. Me sa duket e vetmja mënyrë që i ka mbetur qeverisë  të menaxhoi pandeminë është ti mbylli gojnë atyre që humbasin të afërmit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI