Flash

Fjalët e para/Albin Kurti: "Referendumi fitoi, do qeverisim pa revansh"

Lapsi.al 15 February 2021
Fjalët e para/Albin Kurti: "Referendumi fitoi, do qeverisim pa

"Qytetarët u bënë bashkë dhe u vërtetua se këto zgjedhje ishin referendum për punë, drejtësi dhe çkapjen e shtetit". Këto ishin fjalët që tha në daljen e parë në publik Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti

Kurti, partia e të cilit është shumë pranë arritjes së shumicës nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se kjo fitore e VV është mundësia për fillimin e ndryshimit që e duhet por me një qeverisje pa hakmarrje dhe revanshizëm.

“Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon që ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm. Ne e kemi bërë koalicionin me presidenten Vjosa Osmani dhe ky rezultat na konfirmon, që nuk kemi nevojë e as interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kjo fitore do të mbahet mend si dita kur populli foli me një zë dhe mori fatin e tij në duar e veta.

Sipas tij, do të mbahet mend për radhët e gjata të njerëzve në vendvotime e për ardhjen e mërgatës.

Duke komentuar këtë fitore të paprecedent që nga periudha e pavarësisë shkrimtari dhe analisti Veton Surroi shkroi: "Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet".

Shumë gazetarë në komentet e tyre në emisionet zgjedhore të mbrëmjes analizuan rrezikun e një rrëshkitje në autoritarizëm pas kësaj fitoreje të thellë, dhe riskun e një krize të re ne zgjedhjen e presidentit, pasi Vetëvendosja do ta ketë të pamundur të bëjë 81 vota për presidentin. Por pavarësisht kësaj kurti duket se nuk kërcënohet nga zgjedhjet të cilat vetëm e risin dhe e forcojnë. Në votimet e viti 2014 VV kishte vetëm 13 % në ato të 2017, 27 % ndërsa tani shkoi rreth 50 %.

@Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI