Flash

“Politikë me vdekjen”/ Shqipëria me numrin më të lartë në Europë për humbjet e jetës gjatë pandemisë

Lapsi.al 11 February 2021
“Politikë me vdekjen”/ Shqipëria me numrin më të

Pak kohë më parë kur lideri i opozitës akuzoi qeverinë se ka fshehur gjysmën e personave që kanë humbur jetën nga Covid- 19 dhe se Ministria e shëndetësisë falcifikonte shifrat e vdekjeve në vend plasi një debat i madh. Ndonëse Lulzim Basha i kishte viktimat me emër dhe mbiemër, si përsona të dalë pa jetë në spitalet Covid, pra të cilëve u kuptohej qartë shkaku i fatkeqësisë, në vend plasi një debat i madh se po bëhet apo jo politikë me vdekjen, nëse opozita ka mbërritur deri në pikën sa të përdorë arkivole për të gënjyer.

Lexo me tej:

Fshehja e vdekjeve nga Covid 19/ Ja cilat janë provat nga morgu

Por ky shqetësim tani së fundi është provuar edhe nga një burim tjetër. Sipas të dhënave të mbledhura në gjendjen civile nga revista “Monitor”, mësohet se në vitin 2020 (kryesisht periudha qershor- dhjetor) në vend kanë humbur jetën plot 6100 vetë më shumë sesa mesatarja e viteve të tjera.

Pikërisht, kjo shifër e cila është pesëfish më e madhe sesa shifra zyrtare e të vdekurve nga pandemia është debatuar të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Opinion”. Të dhënat e dala ishin të frikshme.

Rama: “Askush s’ka interes të fshehë vdekjet”. Provat që e kundërshtojnë

Sipas debatit rrezulton se Shqipëria është vendi europian me vdekshmërinë më të lartë gjatë vitit të pandemisë me një rritje prej 28 % në krahasim me vitet e tjera. Këtë rritje shtete me shifrat më të ulëta e kanë nga 6% finlanda deri në 24% Polonia (shiko linkun këtu).

Natyrisht sipas udhëzimeve të OBSH jo të gjitha këto vdjekje quhen zyrtarisht si vdekje nga Covid 19. Por në gjuhën shkencore ky fenomen njihet si rritje e pazakontë e vdekëshmërisë.

“Vdekjet eksesive janë një çështje emergjente e politikave të shëndetit publik të cilat duan një hetim dhe investigim të domosdoshëm” tha në “Opinion” mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. “Në të gjitha vendet e kontinentit ka studime të thella dhe debat të madh për shkaqet dhe normat e rritjes së numrit të vdekjes gjatë pandemisë, ndërsa në Shqipëri e gjitha kjo kalohet me heshtje” tha eksperti i statistikave Artan Hoxha i cili ofroi edhe tabelen e vdekshmërisë me përqindje të vendeve europiane ku Shqipëria zë fatkeqësisht vendin e parë (Tabela).

Por fakti se ky debat publik dhe shkencor ka munguar në Shqipëri nuk është i rastësishëm. Në shtetin e propagandës ku deputetët që mbështesin qeverinë deklarojnë pa pikë droje se ne jemi më mirë sesa Gjermania dhe Italia në përballimin e pandemisë sepse kemi kryeministër Edi Ramën, shifra se gjatë 2020 Shqipëria qe vendi me përqindjen më të lartë të vdekshëmërisë eksesive duhej mbajtur e fshehur.

Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Ashtu sikurse shkaktoi skandal dhe një seri fyerjesh folklorike denoncimi me fakte i opozitës se numri i vdekjeve nga pandemia ishte së paku dyfishi i numrit që deklarohej zyrtarisht, Kur vdekjet përdoren për fushatë elektorale debati shkencor dhe real nuk është i mundur. Prandaj shifrat e qeverisë janë pesë fisht më të ulëta sesa ato të vdekjeve eksesive që ndodhën gjatë 2002-ës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

The Guardian: Kosova pret Albinin dhe Vjosën

"Kosovarët duket se presin shumë nga aleanca e re Kurti-Osmani, duke pretenduar se Kurti meriton një shans të dytë për t'i dhënë fund kaosit politik dhe për të ...

11:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI