Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Strategjia okulte e rilindjes/ Sulmi ndaj LSI dhe përçarja me PD-në

Lapsi.al 2 February 2021
Strategjia okulte e rilindjes/ Sulmi ndaj LSI dhe përçarja me
Nëse ka një gjë ku shefi i qeverisë po tregohet konstant dhe i vendosur, është axhenda e nisur në qershorin e kaluar për të përçarë opozitën dhe për të mos lejuar shkuarjen e saj së bashku në zgjedhje. Dhe atë që e nisi duke ndryshuar kushtetutën, prishur marrëveshjen e 5 qershorit, po e vazhdon tani me propagandë.  Po të shihen me kujdes të gjitha sondazhet që porositen direkt nga kryeministria, ato e nxjerrin LSI-në shifra 2- 3%, ku kjo parti nuk ka rënë asnjëherë që prej themelimit të saj në 2004-ën.  Lexo më tej:

Andi Bushati:Pse po zhgënjejnë Basha dhe Kryemadhi

Qëllimi i këtyre sondazheve është lehtësisht i lexueshëm. T'i tregojë Lulzim Bashës se nuk ka pse futet në një koalicion me LSI-në dhe se nuk ka pse i jep asaj një numër të konsiderueshëm deputetësh (mbi dhjetë) në një listë të përbashkët opozitare.  Dhe duhet thënë se deri më tani strategjia ka funksionuar dhe, për një sërë arsyesh, Basha dhe Kryemadhi po shkojnë më shumë drejt daljes veç e veç në zgjedhje. Por përpos testimeve fallco të opinionit, rilindja nuk ka lënë pas dore edhe atë që di të bëjë më mirë, propagandën. Analistët pranë tij dhe vetë Rama me gojën e vet po i fryjnë edhe paranojave të LSI, se katër vite më parë Lulzim Basha donte t'i zhdukte si parti.  Qëllimi është i qartë, që ish partia e Ilir Metës nuk ka pse i beson PD-së dhe nuk ka pse futet nën ombrellën e saj, pra në një listë.  Sot Rama e ka bërë këtë me gojën e tij, duke shfrytëzuar ndoshta gafën më të madhe politike të Lulzim Bashës në fushatën e 2017-ës, faktin që donte të çonte për skrap partitë e vogla, duke sulmuar më shumë ato sesa kundërshtarin e tij të madh.   “Çuarja për skrap e LSI, ishte praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar prej tij, se unë nuk e kam tradhtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt. Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap, u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk-në, e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta”, tha kryeministri.

Marrëveshja për ta çuar LSI për skrap/ Basha: Rama çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër

Pra është e qartë, nga njëra anë me sondazhe dhe nga ana tjetër me diversion politik, qëllimi i Ramës është krijimi i një iluzioni se LSI nuk ka peshë në skenën politike, se Basha do ta shkrijë atë, duke bërë që opozita të dali e ndarë në zgjedhje. Por, pavarësisht se në një fushatë zgjedhore ai nuk po adapton zgjedhjen e një burri shteti, por atë të një intriganti politik, këtu problemi nuk është moral, por matematikor. Sepse sado e ulët që të duket strategjia e Ramës, ajo po e arrin qëllimin, të mos lejojë futjen e PD-së dhe LSI-së bashkë në zgjedhje.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI