Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Pastrimi i parave të pista/ Ku bllofon kryeministri?

Lapsi.al 26 January 2021
Pastrimi i parave të pista/ Ku bllofon kryeministri?

Pas skandalit të përgjimeve të Ndraghetës italiane, që kërkonte të ndërtonte tre kulla në qendër të Tiranës, duke rritur dyshimet se industria e ndërtimit në Shqipëri shërben për pastrimin e parave të pista, kryeministri Rama është përpjekur të bëjë alibinë e kësaj teze. Gjatë një konference shtypi në selinë e kryeministrisë, Rama e relativizoi problemin e pastrimit të parave duke thënë se nuk ekziston asnjë vend në glob që nuk ndeshet me këtë lloj kriminaliteti, këmbënguli se në Shqipëri ka filtra të fortë kontrolli për emigrantët që dërgojnë para dhe për ata që blejnë apartamente dhe së fundi tha se qeveria shqiptare është e gatshme të financojë këdo që do të investigojë në këtë drejtim: "Bëni një hetim se do jetë shumë i mirëseardhur se do na ndihmojë edhe ne", tha ai gjatë konferencës për shtyp.

Por në fakt hetimet e studimet janë bërë dhe ato konfirmojnë krejt të kundërtën e atyre që thotë Rama.

Sipas një raporti të gushtit 2020, “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, nga  “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” (Global Initiative against Transnational Organized Crime) dhe i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, rezultatet janë shumë negative. Aty theksohet se "Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro".

https://lapsi.al/2020/08/28/raporti-60-e-firmave-qe-ndertuan-ne-tirane-ne-2017-2019-nuk-justifikojne-burimin-financiar-u-pastruan-1-6-mld-euro-ne-tre-vjett/

Por ky nuk është raporti i vetëm që kundërshton versionin e qeverisë shqiptare.

Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në  “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.

https://lapsi.al/2020/02/21/shqiperia-futet-serish-ne-listen-gri-te-pastrimit-te-parave/

Edhe agjencia Reuters në momentin kur nuk u hapën negociatat nga BE në korrik 2019 shkruante se një nga shkaqet që u ndëshkua Shqipëria, qe se ajo  perceptohej si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, prandaj përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.

Nisur nga këto parametra tejet shqetësues për një vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikoi haptazi planet e kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale në korrik të vitit që shkoi.

“Ne përsërisim këshillën tonë kundër një amnistie fiskale për shkak se ajo mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave. Para se të ndërmerret një hap i tillë duhet të ketë sisteme efikase për të dalluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion”, tha FMN në deklaratë.

Pra janë arbitra të barazlarguar nga beteja e këtushme politike që e hedhin poshtë relativizimin që u mundua t'i bëjë Rama kësaj çështjeje duke thënë: "A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera. Dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj vazhdimisht me institucionet përkatëse”.

Po ashtu edhe argumenti për filtrat e fortë që u qenkan vënë kompanive të ndërtimit nuk qëndron, për sa kohë studimet tregojë se mbi 60% e ndërtimeve në Tiranë ngrihen me para të pista.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI