Flash

Rreth 5 mijë kuti me akullore në Kinë të kontaminuara me Covid-19

Lapsi.al 16 January 2021
Rreth 5 mijë kuti me akullore në Kinë të kontaminuara me

Covid-19 nuk gjendet vetëm te njerëzit, por tanimë edhe në një akullore në Kinë, që askush nuk dëshiron ta provojë. Gjatë testimit rutinor të qeverisë kohët e fundit, tre mostra nga një kompani veriore akulloresh në Kinë rezultuan pozitive për COVID-19.

Zyrtarët tani besojnë se 4836 kuti me akullore mund të jenë kontaminuar - më shumë se gjysma e të cilave ishin shpërndarë për shitje kur dolën rezultatet e provës, njoftoi Sky News të premten. Vetëm 2.089 kuti me akullore mund të konfiskoheshin në kohë, thuhet në raport.

Akullorja u prodhua nga Kompania Ushqimore Tianjin Daqiaodao, ku 1,662 punonjës u testuan të enjten dhe ishin në karantinë. Dr. Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, tha se një person i infektuar ka shumë të ngjarë të ketë qenë burimi i kontaminimit, shto këtu edhe ndonjë problem në higjienën e fabrikës.

Griffin shpjegoi se virusi mund të mbijetojë në produkt për shkak të temperaturës së ftohtë dhe yndyrës së akullores. Ai gjithashtu i bëri thirrje publikut që të mos panikoset për këtë ngjarje.

Zyrtarët thanë se ata që mund të kenë blerë akulloret duhet të raportojnë, në mënyrë që departamenti i shëndetësisë të gjurmojë rastet e mundshme.

Të këshilluara

Pornhub akuzohet për pornografi fëmijësh

Pretendimet, ngritur së pari nga New York Times, se faqja e famshme e pornografisë, Pornhub, publikon video të fëmijëve, kanë bërë që të fillojnë menjëherë heti...

13:28

Coca-Cola ndotësi plastik numër 1 në botë

Coca-Cola, Pepsi dhe Nestlé janë akuzuar për "progres zero" në zvogëlimin e mbetjeve plastike, pasi u emëruan si ndotësit kryesorë të plastikës në botë për të t...

09:56

Hoteli perfekt për epokën Covid

Arkitektë të mesjetës, qytete të shkreta dhe fshatra të largëta, ajo që tingëllon si përbërësit e një filmi horror, mund të jetë në të vërtetë receta për hoteli...

17:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI