Flash

Dokumentat/Si erdhi vaksina në Shqipëri, pse Rama se tregoi origjinën

Lapsi.al 12 January 2021
Dokumentat/Si erdhi vaksina në Shqipëri, pse Rama se tregoi

Të hënën, në ditën që bëri Vaksinën, kryeministri e mbushi publikun me të dhëna misterioze.

Ai tha se nuk mund ta tregonte vendin e origjinës, mënyrën se si ajo ishte transportuar në Shqipëri, vendin se ku ruhej dhe kushtet si kishte mëbërritur deri tek stadiumi kombëtar.

Por sot në disa media kanë dalë dokumente që e krisin të gjithë mantelin e misterit që u mundua të tregojë Edi Rama. Prej tyre mësohet se vaksina, që më parë shefi i qeverisë kishte deklaruar se do ta kishim javën e tretë të janarit, u transportua me urgjencë dhe dorazi drejt e në Rinas. Vendi i saj i origjinës mësohet të ketë qenë Gjermania, nga fabrika “PFIZER BioNTECH MANUFACTURING GMBH, GERMANY”.

Në kutinë e transportuar dorazi gjenden 970 dozat e para të cilat u përdorën për efekte propogandistike sikurse u komentian nga shumë kush, për të shuar efektin e darkës skandaloze të ministrave të Dubai dhe për të ulur zhurmën e qyteteve të përmbytura.

Nëse versioni që ngrenë këto dokumenta të publikuara në disa media vendase është i vërtetë, kjo tregon më së miri se përse Rama nxitoi me urgjencë të fillonte vaksinimin dhe se përse ai e veshi të gjithë këtë proces me mister.

Gjithashtu dalja në publik e këtyre dokumentave, për të cilat autoritetet shëndetësore duhet të prononcohen, ngre dyshime edhe për deklaratat e shefit të qeverisë se vaksinat ishin dhuruar nga një vend mik dhe se ato kishin mbërritur në Shqipëri që të premten.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI