Flash

Komenti/ Ikën dhe Cakaj. Rama formaton qeverinë në funksion të zgjedhjeve

Lapsi.al 29 December 2020
Komenti/ Ikën dhe Cakaj. Rama formaton qeverinë në funksion
Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë, është larguar me dorëheqje njësoj si kolegia tjetër e tij, e parashutuar nga Kosova, Besa Shahini. Në tekstin e dorëheqjes së ish shefit te diplomacisë theksohet se “duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”.

Rama zëvendëson Gent Cakajn në Ministrinë e Jashtme

Po me të njëjtin motivacion në dorëheqje, pra me faktin se “nuk do të përfshihej në fushatën elektorale” ishte larguar më parë edhe ish ministrja e Arsimit. Misteri/ Pse u largua ministrja e arsimit, Besa Shahini Pavarësisht nga ajo që ndodhi, me vrasjen e të riut 25 vjeçar Klodian Rasha, edhe Sandër Lleshaj, dukej se e kishte të parashkruar fatin e tij, shumë përpara ndodhjes së këtij krimi. Ai shkaktoi tepër polemika me një deklaratë aludive se në mandatin e ardhshëm nuk do të ishte më ministër i rendit. Pak kohë përpara kësaj deklarate, në mjediset e mazhorancës ishte përfolur një ftohje e Ramës me ministrin e tij të Brendshëm, i cili mendohej se do të ishte drejtues i qarkut të Lezhës në zgjedhjet e ardhshme. Zëvendësimi i tij në këtë qark me Lindita Nikollin, ishte një mesazh i qartë se kryeministri nuk e kishte ish gjeneralin në strategjinë e tij elektorale. Në këtë kuptim, si dorëheqja e sotme e Cakajt, po ashtu edhe ato të mëparshme të Besa Shahinit dhe Sandër Lleshajt, ngrenë dyshimin se ato janë spastrime të Edi Ramës, që po bën llogari të pastra elektorale me zëvendësimet në qeveri. Kulisat e rënies së ministrit/ Sandër Lleshaj, shkarkim apo dorëheqje? Nëse tek arsimi ai emëroi Evis Kushin për të forcuar qakun e Elbasanit, nëse tek rendi vendosi Çuçin që mbulon Gjirokastrën, pas largimit të Cakajt dhe zëvendësimit të tij me Olta Xhaçkçn, në kabinet (te mbrojtja) u rikthye Niko Peleshi që ka një peshë të madhe në fushtën e Korçës.

Ndryshime në qeveri/ Rama vendos Niko Peleshin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Kështu pra që është e kotë të kërkosh në ndryshimet e reja qeveritare dhe në tekstin e dorëheqjes të Cakajt, arsye të tjera: thjeshtë po spastron ata që nuk vlejnë elektoralisht dhe po ngrihen ata që mund të shërbejnë politikisht deri në 25 prill.    ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI