Flash

Kushtetuesja vendos/ Rrëzohet qeveria e Avdullah Hotit, Kosova për 40 ditë në zgjedhje

Lapsi.al 21 December 2020
Kushtetuesja vendos/ Rrëzohet qeveria e Avdullah Hotit, Kosova për 40

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

Ndonëse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, vota e deputetit Hetem Arifi u bë vendimtare më 3 qershor kur u votua qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kishte kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore.

Deputeti me mandat të humbur votoi qeverinë Hoti, kjo është kundërkushtetuese - Njekomb.org

Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars 2020, Arifi votoi për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës krijoi qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi. Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra.

Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtoi votën e deputetit Etem Arifi me argumentin se ai nuk mund të votonte pasi në ato momente ishte i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar ai kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

VENDIMI I PLOTE/ Pse Kushtetuesja e Kosovës rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos për rrëzimin ose jo të qeverisë Hoti

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI