Flash

Protesta në FOTO/ Përplasje mes policisë dhe të rinjve që duan drejtësi për Klodianin

Lapsi.al 13 December 2020
Protesta në FOTO/ Përplasje mes policisë dhe të rinjve

Tirana u shndërrua në fushë-beteje mes qindra të rinjve që dolën në protestë për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën dhe forcave speciale të policisë që për natën e pestë rresht kanë arrestuar qindra të rinj, shumë prej të cilëve të mitur.

Tubimi nisi i qetë në sheshin Skëndërbej dhe vazhdoi pa incidente deri tek kryeministria, ku të rinjtë janë shtrirë në tokë dhe kanë vënë duart pas kokës, në shenjë proteste për vrasjen e 25-vjeçarit që tronditi opinionin. Përplasjet kanë nisur pranë Drejtorisë së Tiranës, pikërisht pranë urës së Lanës, kur protestuesit janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në momentin kur protestuesit janë afruar dhe kanë hedhur gurë, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, duke shpërndarë turmën. Për më shumë se një orë, në të gjithë Tiranën janë arrestuar dhjetëra apo qindra të rinj. Fotot më poshtë japin një panoramë më të qartë të asaj që ka ndodhur.

 Protestuesit marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë

Protestues të shtrirë para kryeministrisë me duart në kokë

Nga kryeministria, protestuesit i drejtohen godinës së Drejtorisë së Policisë

Protesta ndalet pranë urës, në krah të Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Protestuesit tentojnë të kalojnë urën dhe i afrohen kordonit të policisë

Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Para ndërhyrjes, një pjesë e protestuesve vazhdojnë të rezistojnë

Protestues i shtrirë në tokë ndërsa FNSH nis të përparojë me shkopat e gomës

Protestuesit nisin të shpërndahen në rrugët dytësore

Nisin arrestimet në të gjithë Tiranën

Policët shoqërojnë këdo që ishte pjesë e tubimit

Një nga pankartat që nxorri në protestë të rinjtë

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI