Flash

Marrin fund shpresat e Trump/Gjykata e lartë rrëzon padinë për zgjedhjet presidenciale

Lapsi.al 12 December 2020
Marrin fund shpresat e Trump/Gjykata e lartë rrëzon padinë

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë një padi të ngritur nga shteti i Teksasit në këtë gjykatë, që synonte të bënte të pavlefshme miliona vota në katër shtete fushë-betejë ku ka fituar zoti Biden.

Padia ishte ngritur në Gjykatën e Lartë nga Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, një prej mbështetësve të Presidentit Donald Trump.

Padia kërkonte që të zhvlerësoheshin rezultatet në shtetet Xhorxhia, Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin - me një total prej 62 votash elektorale.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë thanë në një deklaratë se Teksasi nuk ka bazë ligjore për të ngritur një pretendim të tillë përpara saj.

"Teksasi nuk ka demonstruar ndonjë interesim të pranueshëm nga pikëpamja juridike për mënyrën se si një shtet tjetër i kryen zgjedhjet e tij," u shpreh gjykata.

Në zgjedhjet presidenciale amerikane, është Kolegji Elektoral dhe jo vota popullore ajo që përcakton fituesin. Për të fituar, kandidatit i duhet të sigurojë të paktën 270 vota elektorale. Presidenti i zgjedhur Joe Biden mori 306 vota elektorale, kundrejt 232 të Presidentit Trump.

Pas humbjes së dhjetëra sfidave gjyqësore ndaj fitores së zotit Biden, Presidenti Trump i kishte përqendruar përpjekjet tek padia e Teksasit.

Edhe pse disa ekspertë ligjorë ishin shprehur qysh më parë se padia nuk kishte shanse për sukses, zoti Trump tha në Twitter, se "Gjykata e Lartë ka një shans për të shpëtuar vendin tonë nga abuzimi më i madh zgjedhor në historinë e Shteteve të Bashkuara".

  1. VOA

Të këshilluara

SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka përfunduar hetimin dhe ka siguruar masën e sigurimit “arrest me burg” për Lulzim Be...

18:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI