Flash

Ç'po bën Rama në New York? Zbulohen fotot me klerikun greko- ortodoks

Lapsi.al 8 December 2020
Ç'po bën Rama në New York? Zbulohen fotot me klerikun

Që prej së shtunës Edi Rama lajmëroi se është nisur drejt SHBA në kërkim të vaksinës kundër Covid 19. Prej 3 ditësh nuk ka asnjë lajm nga zyra e shtypit e kryeministrit se kë ka takuar dhe si po i kalon ditët në SHBA kreu i qeverisë.

Lapsi.al ka mësuar se gjatë qëndrimit të tij në New York, Edi Rama është takuar dhe me Alexandros Karloutsos, patriarku i NY, ndihmës i kryepeshkopit Demetris të Amerikës. Ai njihet si ndërlidhës midis Shtëpsisë së Bardhë dhe komunitetit greko- amerikan.

f

Foto është e një dite më parë, pas një dreke që kryeministri dhe kreu i kishës ortodokse te NY kanë patur se bashku.

Nuk dihet ç'motiv ka pasur Rama që në periudhën e pikut të pandemisë të shpenzojë kohë në një takim me Alexandros Karloutsos, që njihet ndër të tjera edhe si këshilltar shpirtëror i fondacionit “Besimi, një dhuratë për Ortodoksinë dhe helenizmin”.

Djali i tij Michalis Karloutsos është jo pak i njohur në komunitetitn greko- amerikan të NY. Ai drejton MAK consulting LLC, firmë këshilluese e specializuar në zhvillimin e biznesit ndërkombëtar, marrëdheniet me publikun dhe çështjet qeveritare. Deri në 2017 ai ka qenë i punësuar në administratën e Trump në funksione të rëndësishme, ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar në fushatën elektorale të presidentit të sapo zgjedhur Biden.

COSMOS FM - Hellenic Public Radio

Në internet qarkullojnë shume foto te Karlutzios junior me presidentin e sapozgjedhur që në kohët kur Biden ishte senator i Pensilvanisë.

Që para nisjes se tij në SHBA, qarkulluan zëra se kryeministri do të udhëtonte jo më shumë për vaksinën se sa për të kontraktuar një kompani të re PR për fushatën elektorale. Rendja për të gjetur një kompani të re dhe sa më pranë administratës së sapozgjedhur mund të jetë një pistë që  Edi Rama të kapërcente Atlantikun në këtë periudhë, shumë më tepër sesa versioni zyrtar i sigurimit të vaksinës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI