Flash

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos për rrëzimin ose jo të qeverisë Hoti

Lapsi.al 2 December 2020
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos për rrëzimin ose jo të

Sot në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të diskutohet nëse do të bjerë apo do të vazhdojë punën qeveria e Avdullah Hoti, e cila, kur u votua, arriti të bëjë shumicën në kuvend falë votës së një deputeti me ngjyrë nga komunisteti i ashkalinjve, që ishte dënuar në momentin e votimit me një vendim të formës së prerë.

GJK-ja, pas gjashtë muajve pritje po dëgjon palët dhe do të marrë vendimin lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi (poshte). Deputetët e Vetëvendosjes i ishin drejtuar kësaj gjykate menjëherë pas votimit të kabinetit Hoti duke pretenduar se krijimi i kësaj qeverie të re ishte i paligjshëm.

Etem Arifi dërgohet në burg

Një vendim pro Vetëvendosjes do të krijonte një situatë të re politike në vend. Qeveria e koalicionit të tanishëm LDK, AAK, Nisma do të rrëzohej dhe me shumë gjasa vendi do ti drejtohej zgjedhjeve të reja.

Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

Ndonëse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, vota e deputetit Hetem Arifi u bë vendimtare më 3 qershor kur u votua qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kishte kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore.

Deputeti me mandat të humbur votoi qeverinë Hoti, kjo është kundërkushtetuese - Njekomb.org

 Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars 2020, Arifi votoi për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nëse pjesëmarrja në votim të deputetit Arifi si dhe si pasojë krijimi i qeverisë së re falë votës së tij që u kontestuan nga Lëvizja Vetëvendosje  cilësohen si shkelje nga Gjykata Kushtetuese, ky do të jetë edhe fundi i qeverisë së Avdullah Hotit.Sipas njoftimit të saj të fundit Gjykata do ta publikojë vendimin në ditët e ardhshme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI