Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Loja me dekorata/ Safet Gjici, personazhi grotesk i Rilindjes

Lapsi.al 27 November 2020
Loja me dekorata/ Safet Gjici, personazhi grotesk i Rilindjes
Kur i hap pusetën budallallëkut, kundërmimin e tij nuk ka zot që ta ndalë më pas. Kjo ka ndodhur edhe me këshilltarët rilindas të qarkut së Kukësit, që të entuziasmuar nga zbulimi i grupeve armiqësore kundër luftës së UÇK-së në qendër të pushtetit, kanë vendosur të japin edhe në periferi, kontributin e vet të shquar. Ata kanë votuar një vendim spektakolar, heqjen e titullit “Nderi i Qytetit”, për publicistin dhe shkrimtarin, Veton Surroi. Flamurin e kësaj besnikërie ndaj partisë, që po lufton me kaseta dhe me komisione parlamentare, e ka marrë përsipër kryebashkiaku Safet Gjici, i cili me të njëjtën lehtësi që kalon nga PD-ja tek PS-ja, apo me të njëjtin zhdërvjelltësi që u hedh para kamerave shukat me lekët e premiove futbollistëve, po me të njëjtin sens pazarxhiu, që është i gatshëm të ndryshojë Kukësin për Vllazninë, i ka dhënë të drejtën vetes të gjykojë edhe historinë. Lexo me tej:

Pas vendimit për të braktisur Kukësin/ Safet Gjici, president apo sharlatan

Fjalët e tij në mbledhjen e Këshillit qarkut të Kukësit nuk duhen humbur nga askush (shiko videon poshtë). Duke hequr edhe maskën anti-covid, nga zelli për të vënë pikat në histori, ai është çuditur shumë, se si në motivacionin për Surroin qenkërkësh shkruar se “ka dhënë ndihmesë në Pavarësinë e Kosovës”. https://youtu.be/8qmONbgNDXc Me gjuhën e një tregtari pakice, ai ka shpjeguar, se këtij njeriu që e ka marrë titullin si përkrahës i UÇK-së, sot po ia heqim atë si kritik ndaj saj. Dhe natyrisht, këshilltarët dele kanë votuar në frymën e budallallëkut që buron nga selia rozë e rrjedh deri në veshët e tyre përmes Safet Gjicit. Natyrisht, kur ka parë se sa larg mund të shkojë marrëzia kur i heq çdo fre, Edi Rama ka ndërhyrë personalisht. Ai e ka etiketuar dorën e tij të fortë në atë qytet, si shefin e “një lajthitjeje kolektive” dhe i ka dhënë porosi prefektit të qarkut ta kthejë mbrapsht këtë estradë. Dhe këtu fillon e bukura. Safet Gjici, personazhi tipik i njeriut që është e aftë të rekrutojë Rilindja, e ka ndryshuar pllakën menjëherë, nga mëngjesi në mesditë. Dikur, ai i pati çuditur të gjithë, kur pasi PD-ja humbi pushtetin, tha se kjo parti nuk përfaqësonte më idealet e veta dhe ndryshoi kamp. «E vërtetë që përkrahja PD-në, por nuk gjeta kurrë mirënjohje nga hallkat politike të kësaj partie. Nuk doja kompensim, por të më vlerësonin për kontributin tim, sado modest të ishte ai”, tha ai në mars të vitit 2014, menjëherë pas emërimit si Prefekt i Rilindjes duke shtuar se Edi Rama, “më vlerësoi për çfarë kam arritur në botën e biznesit dhe më shprehu bindjen se të gjithë biznesmenët e ndershëm do të përkraheshin nga ana e tij”. Por, tani Gjici nuk humbi kohë fare dhe e drodhi brenda ditës. Tha se kërkonte ndjesë dhe ishte emocionuar nga familjarët e ish luftëtarëve që nuk e donin Veton Surroin. Atij, po t'i thonë, mund të ndryshojë sërish qëndrim sa herë që t'i duhet. Prandaj, halli nuk është as tek Veton Surroi, që nuk i duhet fare mirënjohja e atyre budallenjve, as tek ky personazh grotesk.

I hoqën titullin “Nder i qarkut”, reagon Veton Surroi: Tamam gjyq politik

Problemi qëndron tek vetë Rilindja, që është e paaftë të bëjë llogaritë, se kur fillon fushata të çartura, me njerëzit që ka mbledhur rreth vetes, mund ta çojë situatën në estrada të tilla, ku dikujt i hiqet dhe i rijepet dekorata brenda një dite. Dhe ta mendosh që e gjitha kjo bëhet, në emër të nderimit të luftës së UÇK-së. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI