Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Rama: "Askush s'ka interes të fshehë vdekjet". Provat që e kundërshtojnë

Lapsi.al 24 November 2020
Rama: "Askush s'ka interes të fshehë vdekjet". Provat
Edi Rama ka mohuar edhe njëherë fshehjen nga qeveria të numrit të atyre që humbasin jetën në spitalet Covid 19. Ndërsa opozita ka deklaruar se disponon listën emërore të të gjithë atyre që kanë përfunduar në morgun e QSUT-së, kryeministri ka kundërshtuar mbi dy argumenta, së pari sepse diagnoza që shkruajnë mjekët është e pandryshueshme dhe së dyti sepse askush nuk ka leverdi ta bëjë një gjë të tillë nga e cila nuk ka se çpërfitim nxjerr. Lexo me tej:

Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Megjithëse nuk pranoi të jepte sqarime, Rama tha se këto janë akuza politike nga ata që duan të përfitojnë për pushtet, ndërsa shtoi se garanti për qytetarët është përgjegjësia ligjore dhe morale e mjekut. “Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme.“-tha ai me një ton të theksuar propagandistik. Në fakt vetëm në tre debatet e së hënës në mbrëmje në ekranet e Top, Klan dhe Syri, dolën shumë çertifikata vdekjeje nga morgu i Tiranës, ku ata që humbnin jetën tek infektivi apo tëk Shefqet Ndroqi, shënoheshin me diagnozën përfundimtare si të vdekur nga arresti kardiak. Pikërisht mbi këtë lojë me diagnozat është nisur opozita kur denoncoi se nga marsi në tetor nuk kanë humbur jetën 500 qytetarë por së paku dyfishi i tyre. Lapsi.al i disponon disa nga këto kartela ku emrat e pacientëve që kanë humbur jetën  janë “zhdukur” nga listat zyrtare. Psh në kartelën e një pacienteje të vdekur tek Shefqet Ndroqi, që për arsye etike nuk po ia përmendim emrin, e cila renditet mes 270 viktimave (127 ka raportuar qeveria) që ka ndërruar jetë në gusht të këtij viti, shkaku i vdejkes nuk jepet Covidi por “Arrest kardio- respirator”.

Vdekjet nga Covid/ Prokuroria hesht para se Rama të japë versionin nga kryeministria

Ajo ka qëndruar dy javë e shtruar në njërin prej spitaleve që trajtojnë raste ekskluzivisht me Covid-19. Pak para se të vdise tamponi i sajnë datën 22 gusht ka dalë negativ. Ajo pas vdekjes është mbyllur me qese është shpënë në morg dhe familjarët nuk janë lejuar ta hapin arkëmortin e saj sipas të gjithë regullave të vendosura për ata që humbasin jetën prej pandemisë. Pra një gjë është e qartë shifra e vdekjeve është zvogluar ndjeshëm dhe nëse fusin edhe muajin nëntor, nga tre spitalet Covid kanë dalë mbi 1300 kufoma. Pra Rama mashtron hapur duke u fshehur pas mjekëve, por pyetja shtrohet se pse e bën këtë. Në konferencën e sotme kryeministri tha se askush nuk kishte interes për këtë manipulim. Në fakt me veprimet dhe deklaratat e veta ai ka dëshmuar se është i pari që ka interes. Më shumë se njëherë kryeministri ka deklaruar se Shqipëria është një histori suksesi për përballimin e pandemisë. Deputetë të tij mburreshin në qershor se ne kemi lënë mbrapa edhe Italinë e Gjermaninë falë Edi Ramës. Por dhënia e numrit real të viktimave e prish këtë propagandë të rreme. Prandaj edhe përgjigjja e pyetjes se pse do kishte qeveria interes të gënjente e ka përgjigjen e vet.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI