Flash

Foto/ Shikoni dhjetë pika të zhdukura nga Tirana që ka qenë

Lapsi.al 16 November 2020
Foto/ Shikoni dhjetë pika të zhdukura nga Tirana që ka qenë

Nayrisht që qytetet ndryshojnë, por ajo që i ka ndodhur Tiranës në vetëm 75 vite Histori  është mostruoze. Dhe këtë mund ta perceptosh vetëm nëse i rikthehesh imazheve të vjetra, për të kuptur se si është rafshuar dhe si është asgjesuar gjithçka. Ne jemi mësuar të shohim vitet e fundit foto të tyrbes së par të qytetit të futur nën ombrrellën e në hoteli luksoz, të Teatrit të shembur, të sahatit të ytetit që po zhduket dita ditës, por asnjëhrë nuk e bëjmë krahasimin me pak më larg.

Këtë e ka bërë historiani dhe koleksionisti i qytetit Gazmnd Bakiu. Ai ka gjetur një kartolinë të qendës së qytetit në vitet 30 dhe ka përcaktuar një e nga një të jitha godinat që i munojnë. " Tirana u zhbë sipas parimit enverist, që s'ka të sosur: Historia fillon me marrjen e pushtetit. U shkatërruan ndërtesa që nuk kthehen më! Injorantë, të çmendur dhe të babëzitur, njëlloj në kohë të ndryshme, i vunë dinamitin ose eskavatorin Tiranës së bukur" ka shkruar Bakiu. Ai ka marrë një kartolinë të kohës, i ka vendosur numra dhe ka shpjeguar historinë e godinave të zhdukura:

Kapllan Pasha's Tomb, Tirana - Tripadvisor

Klithma e dhimbjes së artistëve dhe qytetarëve”, La Repubblica, shkrim për shembjen e Teatrit | Gazeta Fjala

1. Rruga e “Durrësit”. Quhej kështu qëkur “lindi” Tirana sepse tregonte se andej shkohej në Durrës. Së fundi është bërë rrugë me një kalim, veç për ardhur në Tiranë. Gjithsesi na shërben për t’u orientuar.

2. Rruga e “Bimbashit”. Që nga koha e socializmit quhet rruga “Kajo Karafili”. Por, kujdes! Sot, ajo nuk ka më dalje në rrugën e “Durrësit”, siç ka pasur në foton që shikoni.

3. Rruga e “Kavajës”. Nuk do të merremi me ndërtesat në të majtë të saj, sepse nuk dallohen mirë, sidoqë ndonjërën arrij ta identifikoj.

4. Hotel “Internacionali”. Është godina e vetme që ka mbetur nga gjithë ndërtesat që shikoni këtu; sot aty zhvillohen ceremoni mortore. Së bashku me rrugët që përmendëm, “Internacionali” është godinë e rëndësishme referimi, për të përcaktuar se ku ndodheshin ndërtesat që s’janë më.

99 vjetori i kryeqytetit/ Gojëdhënat: Tirana qytet që në kohën e Skënderbeut - Shqiptarja.com

5. Shtëpia e Hamdi Bimbashit. Pikërisht aty, misioni i Kryqit të Kuq Amerikan hapi një spital me 30 shtretër, cili funksionoi në vitet 1919-20. E Shembur.

6. Lulishtja e vogël ku më 21 shkurt 1932 u vendos busti i Llesh Topallajit, i vrarë në atentatin që iu bë Mbretit Zog, në Vjenë, më 1931. Ishte monumenti i parë që u vendos në Tiranë, të cilin sigurisht e shkulën. Më pas, aty u ndërtua “Gastronomi”, që u shemb edhe ai.

7. Gjimnazi (Liceu) i Tiranës. Siç mund ta vini re, ndërtesa ishte në formë U-je me oborr në Jug. Më parë kishte qenë kazerma e ushtrisë osmane, e cila u përshtat dhe u rregullua për shkollë. Shërbeu si gjimnaz që nga viti 1925 e deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar. E shembën.

8. Bar-kafe "Kursal" (foto poshte). Rruga e “Durrësit” dhe e “Kavajës” “priteshin” në sheshin “Skënderbej” dhe mes tyre ishte më e bukura kafe e kryeqytetit, bar-kafe “Kursali”, plot histori, të cilës këtu i duket vetëm cepi i djathtë, por kemi mjaft foto të plota të “Kursalit”. Në kohën e socializmit ia ndërruan emrin; e quajtën “Rinia”. “Kursali” u prish në vitin 1980 së bashku me Bashkinë e vjetër (e dyta poshte), për të zgjeruar sheshin “Skëndërbej” në perëndim, ku edhe u vendos më 1988 shtatorja e diktatorit. E shembën “Kursalin” dhe Bashkinë me dinamit!

Na ishte njëherë-Kafe 'KURSAL'Bashkia Tiranë - Trashëgimia dhe shndërrimi arkitekturor në Tiranë

9. Hotel “Bristol”. Në nëntorin e vitit 1944, në Tiranë u pushkatuan pa gjyq 37 intelektualë, për të mbjellur terror mbi popullsinë nga pushtetmarrësit “çlirimtarë”. Në bodrumet e hotel “Bristolit” u pushkatuan disa prej tyre. I shembur.

10. Hotel “Ballkan”. I shembur.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI