Flash

Kllounada në video/ Vesi i Kryeministrit për të përqeshur publikisht

Lapsi.al 13 November 2020
Kllounada në video/ Vesi i Kryeministrit për të përqeshur

Nxjerrja e gjuhës dhe zgurdullimi i syve. Lëvizja e ngadaltë e nofullës shoqëruar me një zë të zvargur dhe të mbytur. Imitimi i lëvizjeve femërore me gjestikulacionet e duarve.  Hollimi i zërit duke e stërgjatur deri në një çjerrje të lehtë. Zgjatja e qafës, ndërsa koka lëviz sa majtas djathtas, si një zonjushë e indinjuar. Format e përqeshjes nëpër studiot televizive janë një spektakël i vërtetë humori, ofruar nga kryeministri Edi Rama, që vazhdimisht bëjnë xhiron nëpër rrjete sociale duke “peshkuar” mijëra klikime dhe duke e çuar shikueshmërinë në nivele të papara. Dihet se Rama nuk është monoton para kamerës dhe ka një aftësi të rrallë për të tërhequr vëmëndjen.

Problemi është se “kllouni” hyn në veprim, gjithnjë kur vihet nën akuzë për një premtim të pambajtur, për një dështim të qeverisë apo kur preket një temë e nxehtë. Lapsi.al ka bërë bashkë disa nga momentet më qesharake që ka ofruar kryeministri Rama në publik, gjithnjë kur është ngacmuar aty ku nuk i pëlqen nga gazetarët.

  1. Rama imiton zërin e Gjekmarkajt, kur pyetet për votën kundër të Holandës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/rama-perqesh-gjekmarkajn.mp4"][/video]

2) Rama përqesh Enton Abilekajn që i thotë se nuk pranon të përgjigjet dhe të japë llogari për detyrën

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/rama-perqesh-abilekaj.mp4"][/video]

3) Rama përqeshi Rudina Xhungën kur kjo i përmendi përplasjen me armë mes bandave në mes të ish bllokut

[video width="1232" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/Rama-perqesh-Rudina-Xhungen.mp4"][/video]

4) Rama përqesh Robert Rakipllarin, kur i kujtoi premtimin për një paketë të tretë financiare në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga pandemia

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/Rama-perqesh-Rakipllarin.mp4"][/video]

5) Rama imiton gazetaren Ambrozia Meta, që e pyet se pse i bashkohet nismës së Serbisë për Mini-shengenin, ndërkohë që Kosova refuzon t'i bashkohet

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/rama-perqesh-ambrozia-meten.mp4"][/video]

Imitimi gjithsesi nuk ka qenë i rezervuar vetëm për gazetarët. Në parlament është i njohur "ngacmimi" për Edi Palokën, ndërkohë që në studio televizive nuk ka munguar përqeshja e Dashamir Shehit.

[video width="400" height="276" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/rama-paloka.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/rama-perqesh-dash-shehin.mp4"][/video]

Të këshilluara

Vetëvrasjet/ Si e prek trurin Koronavirusi

Një i moshuar i sëmurë me Covid-19 tentoi sot të merrte jetën e tij duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Covid 1 tek QSUT. Fatmirësisht 69-vjeçari R.B. i s...

20:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI