Flash

Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga president. I konfirmohet akuza dhe niset për në Hagë

Lapsi.al 5 November 2020
Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga president. I konfirmohet akuza dhe
Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi edhe ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh përmes një konference për media. Ai ka thënë se nuk do të lejojë që para Gjykatës të shkoj si president. “Nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit unë sot jap dorëheqje”, ka thënë ai. “Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit. Ndihem shume krenar për këtë përgjegjësi që e kam bartur. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike që të kenë maturi të mos thellojmë në krizë kushtuese apo institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur,  ta ruajmë qetësinë”, ka thënë ai. Lexo me tej:

Thaçi në Hagë, Vjosa Osmani i drejtohet popullit si Presidente e Kosovës

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza. Bashkë me Thacin e Veselin, deri tani dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Të gjitha të akuzuarit kanë qenë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një avion special i ka marrë ata sot pasidite rreth orës 1530 shtë për në Hagë. Në aeroplanin në të cilin u ulën ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi të shoqëruar me nga tre policë ndërkombëtarë secili bie në sy se i pari dhe i treti kanë një armiqësi të gjatë mes tyre, pikërisht për deponime të hershme lidhur me ngjarjet e luftës. 

Andi Bushati:Kosova nuk është më e mirë pa Hashim Thaçin

Se krerët e lartë të UÇK-së do të merreshin të pandehur në Hagë u konfirmua që në qershorin e shkuar kur presidenti i Kosovës po bëhej gati të nisej në një takim Serbi Kosovë në shtëpinë e Bardhë. Në një njoftim për shtyp, që prokurorët bënë të ditur se ata akuzoheshin se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje. Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre. E çuditshme është se vendmet e Gjykatës speciale koinçidojnë me ngjarje politike. Atktakuza u shpall para Takimit të nivelit të lartë me Vuçiçin në Uashington, ndërsa marrja si të pandehur pas përfundimit të zgjedhjeve amerikane ku me sa duket presidenti Trump ka dalë humbës. ©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI