Flash

Getat e grisura, trendi më i ri i Guccit, zhgënjehen fansat

Lapsi.al 2 November 2020
Getat e grisura, trendi më i ri i Guccit, zhgënjehen fansat
Marka e famshme Gucci është kritikuar për shitjen e disa getave të grisura që, sipas komenteve online, "duken sikur janë shqepur nga një mace". Madje këto geta, shiten për as më pak dhe as më shumë se 190 dollarë, ose thënë ndryshe rreth 200 mijë lekë të vjetra. Kaq u desh që përdoruesit e mediave sociale ta masakronin markën italiane dhe ndër kritikët ishte edhe llogaria e Instagramit Diet Prada, që është një vëzhguese e madhe e industrisë së modës.
 “Kush paguan 190 dollarë për këto geta të shqyera Gucci? Jeni mirë?! #TëshqepuranëItali”, -shkruhej në llogarinë e famshme me rreth 2 milionë e gjysmë ndjekës.
Postimi i Diet Prada mori qindra komente dhe disa thoshin me shaka se do t’i shisnin getat e tyre të vjetra me të njëjtin çmim. Getat e Gucci-t, që u bënë menjëherë të famshme, erdhën vetëm disa javë pasi marka e njohur Ralph Lauren shkaktoi reagime duke reklamuar një palë kominoshe, që dukeshin sikur ishin të mbuluara me njolla bojrash, për 620 paundë. Përtej çmimit absurd të getave, të paktën Gucci nxori më në fund në shitje një artikull që e kemi të gjithë. Më thoni sa palë geta të grisura keni në dollap? Tani mendoni me çfarë do t’i vishni sepse duket se janë në modë.

Të këshilluara

Konferenca Rajonale e ONE Telecommunications

ONE Telecommunications zhvilloi me sukses konferencën Rajonale me Partnerët më 13, 14 dhe 15 Tetor në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Pjesëmarrja ishte maksimale, në...

10:26

Nisin xhirimet e serialit 'Lucifer'

Seriali Lucifier” ka filluar zyrtarisht xhirimet për sezonin e gjashtë. Lajmin e bëri të ditur  Joe Henderson, të martën.Përmes një njoftimi në Twitter,  Joe...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI