Flash

Paralajmërimi/ Kush janë 5 partitë e reja që do krijohen sipas Veliajt brenda opozitës

Lapsi.al 25 October 2020
Paralajmërimi/ Kush janë 5 partitë e reja që do krijohen

Nuk ishin pak banorët e Dajtit që morën pjesë në takimin e organizuar nga vëllezërit Qefalia ditën e shtunë në ambjentet e jashtme të një prej restoranteve të zonës. Përballë banorëve, ulur Erion Veliaj, Ervin Bushati, Xhemal Qefalia dhe gazetarja Iva Tiço.

Në sfond, qyteti i fshehur pas një reje pluhuri, që mjegullon çdo ditë mbi banorët. Ngjyrat e shtëpive dhe pallateve aty pranë duken më qartë. Të tjerat, pak më larg shkrihen me bardhësinë e pluhurit, derisa ky bëhet njësh me vijën e horizontit. 

Veliaj foli për babain dhe nënën e tij nga Berati dhe Vlora. Foli për themelimin e MJAFT-it, për tymin e Sharrës para inceneratorëve dhe për akuzat ndaj kundërshtarëve politikë, por për smogun e Tiranës nuk tha asgjë. Prej kohësh, e ka braktisur Bashkinë dhe ka marrë përsipër të udhëheqë fushatën e Partisë Socialiste, si Drejtues Politik i saj.

Pikërisht si Drejtues politik zgjodhi takimin e Dajtit për të paralajmëruar se shumë shpejt “për pak ditë” tha ai, do të ketë 5 parti të reja të opozitës. Veliaj e shoqëroi këtë me akuzën se opozitën nuk është për t'i besuar, se kur ajo nuk po arrin të mbajë dot bashkë as familjen e vet... Ndërkohë sillte si shembullin më të mirë, faktin që Partia Socialiste në këto zgjedhje hyn e vetme. Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=bxVH8QCxvZE&feature=youtu.be

Në fakt, të qënit e vetmuar në këto zgjedhje, është dobësia më e madhe e Partisë Socialiste dhe ky handikap po i jep formë të gjithë lojës politike për zgjedhjet e 25 Prillit. Në fillim me forcën e ligjit, kur Edi Rama ndryshoi Kushtetutën, për të ndaluar me ligj koalicionet parazgjedhore. Dhe pikërisht se Partia Socialiste hyn e vetme në zgjedhje, i intereson krijimi i sa më shumë partive të reja opozitare për të krijuar kakofoninë dhe për të mbjellë përçarjen mes kundërshtarëve.

Natyrisht që asnjë parti e re që del në skenë nuk ka pse të paragjykohet mes opozitës, por dalja e Erion Veliajt si lajmëtari i tyre që në gjenezë ngre pikëpyetje të forta mbi besueshmërinë e këtyre forcave që do të krijohen.

Ne taktikën e sponsorizimit të partive të reja, si Veliaj ashtu edhe Rama kane eksperiencën e G99, një parti që u krijua për zgjedhjet e 2009 dhe pasi nuk mori asnjë deputet, u mbyll, në stilin e ndërmarrjeve qe kanë qëllime afatshkurtra përfitimi.

Paralajmërimi i Veliajt mund të jetë edhe pjesë e lojës për të mbjellë përçarjen në kampin e kundërshtarëve politikë. Lapsi.al ka trajtuar me imtësi rolin që i është ngarkuar Veliajt në këtë fushatë, si njeriu që i është dashur të zhvishet nga manteli i djalit punëtor që inspekton kopshte dhe lulishte, për të degraduar në rolin e politikanit që i fryn zjarrit të përplasjes, sulmeve ndaj kundërshtarit dhe diversioneve të ulta.

Lexo edhe: Spiropalizimi i Erion Velisë

Por ndërsa të gjitha këto mbeten në vorbullën e lojërave dhe intrigës politike, ajo që duhet të kuptojnë 1 milion qytetarët e Tiranës është se për këto 6 muaj posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës do jetë bosh. Sepse kryetari ka një tjetër dashuri më të madhe se Tirana e mbuluar nga pluhuri; është dashuria për Partinë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI