Flash

Dendias e provokon Ramën për Erdoganin. Ironia me një përgjigje në turqisht (video)

Lapsi.al 20 October 2020
Dendias e provokon Ramën për Erdoganin. Ironia me një

Shumëkush ka mbetur i çuditur kur e ka parë që konferenca e shtypit mes Edi Ramës dhe shefit të diplomacisë greke, Dendias është mbyllur me përshëndetjen në turqisht të kryeministrit tonë: "ejvallah". Por në fakt përdorimi i këtij turqizmi që përdoret gjithnjë e më pak në shqipen e folur nuk ishte aspak i rastësishëm. Së pari ishte miku grek ai që e "provokoi" Ramën, kur krejt papritur në një fjalë të fokusuar tek marrëdhëniet dypalëshe ai vendosi të kritikojë ashpër Turqinë e Erdoganit lidhur me rolin e saj në konfiktin e Mesdheut Lindor që ka shpënë drejt një konflikti gati militar dy vendet.

“I referohem fqinjit tonë, Turqisë që vazhdon të shkelë cdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE, qoftë politike dhe ekonomike.

Jam detyruar t'i dërgojë një shkresë komisionerit të zgjerimit duke theksuar se Turqia që po shkel unionin doganor e duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë.

Gjithashtu kam vendosur këtë cështje me keqardhje madje, që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në të gjithë dimensionin e tyre madhe deri në tërheqjen e unionit doganor si ide e qartë për shkeljet që krijon sjellja e Turqisë.

Kam theksuar gjithashtu edhe tek homologët e mi evropianë, ministrat e Jashtëm veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdheun Lindor e theksova nevojën të ndalojë eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë se përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë" tha Dendias (video ne fund poshte). 

https://lapsi.al/2020/09/02/gjithcka-duhet-te-dini-per-konfiktin-e-fundit-greqi-turqi/

Natyrisht që shefi i diplomacisë greke nuk mbeti të ankohet në Tiranë për marrëdhënien që ka me fqinjin e vet diplomatik. Por kjo deklaratë e tij vjen direkt pas atyre të Ramës, para mediave greke në Athinë, se është krenar për miqësinë që ka me Erdoganin.

“Presidenti Erdogan nuk ka ndjenja anti-greke" siguroi në mesin e këtij shtatori kryeministri shqiptar në kryeqytetin grek.

https://lapsi.al/2020/09/16/rama-ne-athine-erdogan-nuk-eshte-anti-grek-kufirin-mes-nesh-le-ta-ndaje-nje-i-trete/

Por pasi Dendias e bëri fakt të kryer goditjen e Erdoganit në "shtëpinë" e Ramës dhe në krah të djathtë të tij, kryeministri në stilin e zakonshëm që kur kapet në befasi përdor humorin e mbylli konferencën duke e falenderuar me një barbarizëm shefin e diplomacisë helene. Me siguri që nëse do ta dinte më parë këtë "provokim", do të ishte shfaqur sot me një kollare të stolisur me gjysëm hënë të bardhë.

©Lapsi.al 

[video width="636" height="358" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/IMG_1461.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI