Flash

S'ka fund gallata në rrjet me performancën e Ramës në "Opinion" (galeria e memeve)

Lapsi.al 16 October 2020
S'ka fund gallata në rrjet me performancën e Ramës në

Aq me zemer e ka pasur Edi Rama mbrojtjen e plehrave te inceneratoreve në emisionin "Opinion" sa e ka humbur toruan dhe ka lënë karrigen dhe është ngritur në kembë në studio për të mbrojtur inceneratorin e Fierit që ka marre 25 milion euro nga buxheti pa bere asnje pune.

Herë duke u zënë me gazetarët në studio, herë duke bërë kllounin për t i'u shmangur pyetjeve Rama ka marrë përsipër të luajë një rol që e ka vënë në skenë vetëm kur ishte në hallin e protestave studentore dhe shpërthimit të skandalit me tenderin e Unazës së re, të fituar nga një kompani fallco e regjistruar në parajsa fiskale.

Aq i përfshirë ka qenë Rama në këtë rrol sa i ka vajtur gazetarëve duke i bertitur para fytyres në kohë pandemie. Kjo e ka detyruar Shkullakun që të zbatojë vendimet e qeverise Rama para sterklave të pështymës që lëshonte Rama në histeri e sipër, duke u detyruar të vërë maskën.

Kjo skenë e cila është zhvilluar vive në prime time është bërë prej disa orësh kryefjala e memeve humoristike që kanë shpërthyer në rrjet.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI