Flash

Asambleja / Fushata e Ramës një kopje e zbehtë e 2017 (krahasimi)

Lapsi.al 9 October 2020
Asambleja / Fushata e Ramës një kopje e zbehtë e 2017 (krahasimi)

Nëse fjalimi i gjatë që mbajti sot tek kodrat e liqenit është prologu i fushatës  elektorale të Ramës socialistët kanë arsye vërtet të jënë të shqetësuar. Sepse ai nuk qe asgjë më shumë sesa një kopje e keqe e asaj që kryeministri bëri katër vite më parë në zgjedhjet e verës 2017.

Dhe kjo jo vetëm se sërish këtë herë bëri çështë e mundur për të ndryshuar ligjin dhe kushtetutën për të mos lejuar një koalicion kundër tij si në zgjedhjet e kaluara. Por edhe në tezat që po përdor Rama nuk arriti të sjellë asnjë risi.

Së pari kryeministri argumentoi se partia socialiste është unike e pangjashme dhe e pakrahasueshme me asnjë parti tjetër e prandaj ajo nuk do të bëjë koalicion me asnjërën prej tyre. Rama përsëriti sërish parrulllën lejfeniste se rilindja do të jetë në koalicion me shumicën e popullit dhe prandaj do të korrë një fitore të paparë në zgjedhje.

Përsëritja e dytë ishte lufta kundër LSI-së. Njësoj si në 2017 ish aleatja me të cilën qeverisi për katër vite u krahasua me tumor që ha partitë e mëdha si një metastazë që ritet brenda trupit të shëndetshëm për ta vdekur atë, me një organizëm që nuk mendon për shtetndërtim por vetëm për interesat e saj. Por në këtë hedhje faji të pakuptimtë ndaj LSI-së e cilia, ndryshe nga mandati i parë tani ka katër vite në opozitë, madje gjysmën e tyre edhe jashtë parlamentit kryeministri do ta ketë shumë të vështirë të bindë njerëzit se gjërat në vend nuk kanë shkuar mirë për faj të Ilirit dhe Monikës. Plus që në këtë fushatë kundër tyre socialistët duhet të bëjnë një bilanc: në të keqen e tyre kur kanë arritur të kenë ndonjë rezultat gjatë qeverisjes së parë me koalicion, apo gjatë kësaj të dytës me tepsi në dorë.

Përsëritja e tretë është diversioni bajat, që e përsërisini edhe banakistët e rekrutuar nga rilindja nëpër studio, ai për të bërë diversion se protagonizmi i Ilir Metës po i bën hije djalit të mirë Lulzim Basha edhe kjo është një tezë e bërë telef, që nëse ka pasur ndikim për ti ulur ndonjë votë opozitës e ka arritur që katër vite më parë.

Së fundi edhe përpjekja e lodhur për ta kthyer politikën në gallatë është një film i stërparë. Krahasimi i Monikës me faturino, Ilirit me personazhin e Boratit, Saliun me skapamento dhe Lulin me djalin e mirë që s'di kujt tia prishë e kujt ti'a ndreqë janë aq të lodhura sa nuk përbëjnë më çudi.

Kështu që nëse pas një katërvjeçari pa bilanc, Rama nuk do të jetë në gjendje që edhe nga pikpamja e komunikimit të arrijë të shpikë diçka të re, atë e presin ditë të vështira deri në zgjedhje.

©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI