Flash

Tërhiqet nga tregu detergjenti mjaft i përdorur, "Açe", përmban lëndë të rrezikshme

Lapsi.al 22 September 2020
Tërhiqet nga tregu detergjenti mjaft i përdorur,

Edhe pse është një prej detergjentëve që e gjen në të gjitha shtëpitë, sidomos në këtë kohë pandemie, një format i Ace-s do të dalë nga tregu. Ky urdhër vjen nga BE, pasi është konstatuar se ky lloj klori, i cili u bë një element i rëndësishëm i pastrimit dhe dezinfektimit për muaj të tërë, përmban lëndë të rrezikshme.

“Janë shishe 1 dhe 2 litroshe, pa shenja paralajmëruese, përkthimin në shqip, elementët e sigurisë. Janë prodhim turk dhe alarmin e ka dhënë agjencia gjermane për sigurinë e konsumatorit, pjesë e Agjencisë Evropiane”,- shprehet për Top Channel Ersida Teliti, nga Konsumatori Shqiptar.

Kështu, nëse konstatoni Ace, në sasi 1L dhe 2L, me vend origjine Turqinë, raportoni sa më parë pranë personave përgjegjës pasi këto produkte janë tërhequr nga tregu.Institucionet e shtetit, ndërkohë kanë filluar tërheqjen e produktit nga tregu.

Të këshilluara

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Vitamina D është e vetmja lëndë ushqyese që trupi juaj prodhon kur ekspozohet ndaj rrezeve të dielit. Ajo është gjithashtu shumë e rëndësishme për absorbimin...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI