Flash

Të të shkojë jeta “Fjollë” me pisqollë në dorë

Lapsi.al 22 September 2020
Të të shkojë jeta “Fjollë” me pisqollë
Drejtësia shqiptare ka dështuar edhe një herë të tregojë se ajo di të krijojë një model për shoqërinë. Këngëtrja kosovare që u kap me dy armë në dorë në kufirin e Morinës është lënë në arrest shtëpie, ndonëse vepra për të cilën ajo mund të akuzohet parashikon një dënin nga 10 deri në 20 vite burg. https://lapsi.al/2020/09/22/vendoset-arrest-shtepie-per-fjolla-morinen/ Por rasti i saj ishte më i rëndë edhe për faktin që ajo u mundua të mashtrojë drejtësinë. Në fillim Fjolla Morina tha se pistoletën ia kishte dhënë një mik pa emër i cili tashmë kishte ndërruar jetë. Ajo ishte në Audin e saj Q7, fringo të ri e shoqëruar nga dy meshkuj për të cilët tha se nuk kishin djeni për armët dhe të cilët po ashtu e pohuan këtë version. Pra çdo gjyqtar që do të donte të gjente rrethana lehtësuese në pohimet e Morinës, do ta kishte të vështirë ta bënte. As provimi i origjinës së armëve dhe as lidhja e tyre me pasagjerët nuk të bindnin aspak. Lexo me tej:

Enigma e armëve të Fjolla Morinës, çfarë fsheh këngëtarja

Por më ulërtitës është fakti se ajo u përpoq të manipulonte drejtësinë duke rekrutuar edhe një mjek i cili prodhoi dokumenta fallco, se Fjolla Morina ishte shtatzanë. Vetëm pasi u mor vesh se kjo nuk ishte e vërtetë, mjeku nga Kukësi u arratis, ndërsa prokuroria e riegzaminoi të fortën që shëtit e arrmatosur me foristradën e saj. Pra jo vetëm fakti se ajo akuzohet për një vepër që shkon deri në 20 vite burg por edhe mënyra se si është përpjekur ti dredhojë gjykatës nuk e justifikojnë masën lehtësuese të arrestit shtëpiak. Por me sa duket drejtësia që funksionon me para në dorë vazhdon të japë modelin e dy kategorive njerëzish në Shqipëri: atyre që janë të barabartë para ligjit, dhe atyre që janë pak më të barabartë se të tjerët. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pesë masa për luftën kundër koronavirusit

Pas statusit të djeshëm, ku argumentoja se maskat janë TË NEVOJSHME dhe TË DOBISHME, po jo TË MJAFTUESHME si masë për kontrollin e epidemisë së COVID më bëri pë...

18:10

Kush është Ernest Koliqi i vërtetë?

Mungesa e studimeve profesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të...

23:01

A shkakton frikë marrëveshja Kosovë-Serbi?

Frika në Kosovë për një marrëveshje të shpejtë dhe të dëmshme për Kosovën, që do të mund të arrihej mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar...

16:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI