Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Çfarë propozon PS/ Ironia me listat e hapura ku prapë vendos kryetari

Lapsi.al 19 September 2020
Çfarë propozon PS/ Ironia me listat e hapura ku prapë vendos

Vetëm pasi ka dalë propozimi i Damian Gjiknurit për listat e hapura në zgjedhjet e 25 prillit, po kuptohet qartë se PS po tallet keq me shqiptarët dhe me propagandën për ta lënë në dorë të tyre zgjedhjen e deputetëve të ardhshëm.

Nëse fillimisht e përdori tezën e listave të hapura si pretekst për të zhdukur koalicionet, nëse pas kësaj doli me versionin e hapjes së pjesshme, tani socialistët kanë dorëzuar në këshillin politik një propozim që titullin e ka : "Lista 100% të hapura", por që praktikisht janë të mbyllura dhe ku votimi qytetarëve nuk e ndryshon dot renditjen që bën kryetari i partisë.

https://lapsi.al/2020/09/17/tri-fakte-se-ps-eshte-e-vendosur-ne-grabitjen-e-zgjedhjeve/

Hilet e propozimit janë disa. Lapsi.al i ka parë një për një ato.

Së pari nuk ndiqet parimi që kush votohet më shumë nga zgjedhësit shkon në parlament. Propozimi është që partia të dalë me një listë të saj të përcaktuar dhe vetëm nëse ndodh ndonjë çudi renditja e saj të ndryshojë. Por propozimi i Gjiknurit i ka marrë të gjitha masat që çudia mos ndodhë.

Një votues prezumohet të përzgjedhë vetëm një emër kandidati për deputet, jo psh. sa ka Kosova, 5. Pra nëse në një qark të gjithë socialistët shënjojnë emrin e Ramës, aty lista nuk ndryshon.

Por këtij kufizimi të parë i është shtuar edhe një tjetër më antidemokratik. Që një kandidat të përmbysë listën e paracaktuar nga partia, ai duhet të marrë domosdoshmërisht së paku 20% të numrit të votave që ka marrë ajo forcë politike. Pra në këtë pikë mund të prodhohen absurditete të tipit që një kandidat që ka marrë vetëm 100 pëlqime nga zgjedhësit të hyjë në parlament, ndërsa tjetri që ka marrë 10 mijë të mbetet jashtë.

Propozimi qesharak Gjiknuri është krejt i ndryshëm nga ai i PD-së e cila propozon një listë kandidatësh të renditur alfabetikisht, ku kush është më i votuar nga qytetarët bëhet deputet.

Variantin e Gjiknurit e ka goditur edhe organizata që u bë nismëtare e listave të hapura, duke mbledhur 50 mijë nënshkrime pro tyre,"Nisma thurje".

"Nëse renditja e kandidatëve fitues përcaktohet nga renditja që Kryetari i Partisë iu ka bërë kandidatëve në listë atëherë, dhe jo nga numri i votave që çdo kandidat ka marrë, atëherë kjo është e njëjta gjë siç ka qënë deri më sot. Një Listë e Mbyllur, ku kryetari vendos renditjen e kandidatëve dhe që i bie të ketë emëruar dhe deputetët fitues" ka reaguar Nisma.

https://www.facebook.com/165747223634454/posts/1384711728404658/

Por, kjo tallje e radhës me zgjedhësit tregon se as listat e hapura as demokratizimi i sistemit nuk kanë qenë objektiva të Ramës, i cili i përdori ato vetëm për të ndaluar koalicionet me të cilat e kishte të sigurtë humbjen.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI