Flash

Youtube do të lançoj platformën e ngjashme me TikTok

Lapsi.al 16 September 2020
Youtube do të lançoj platformën e ngjashme me TikTok

Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15 sekonda dhe do të shfaqë krijime që janë të ngjashme me ato të TikTok në pronësi të Kinës. Menjëherë pas ndalimit të TikTok në Indi, një numër i madh konkurrentësh lokalë kanë nxituar të plotësojnë boshllëkun e aplikacionit dhe YouTube gjithashtu do të jetë në këtë listë.Kujtojmë se TikTok dhe 58 aplikacione të tjera kineze u ndaluan nga India, pas rritjes së tensioneve kufitare në qershor midis dy vendeve. Para mosmarrëveshjeve, India ishte tregu më i madh i huaj për TikTok, duke pasur rreth 120 milionë përdorues.Chris Jaffe i Youtube, në një postim në blog, tha që “Shorts” ose “video të shkurtra” është “për krijuesit dhe artistët që duan të xhirojnë video të shkurtra dhe tërheqëse duke përdorur asgjë tjetër përveç celularëve të tyre”.Platforma e re përmban një aparat fotografik multi-segmentor për të bashkuar shumë video klipe, ka një kontroll shpejtësie dhe një kohëmatës me numërim mbrapa që jep mundësinë për të regjistruar pa duar. “Shorts”, gjithashtu, u jep përdoruesve mundësinë për të regjistruar duke përdorur muzikë, si dhe qasje në një bibliotekë këngësh.Jaffe u shpreh i bindur se kjo platformë do të zgjerohet edhe në tregjet e tjera, pasi produkti është më i rafinuar dhe ka veçori të reja.

Ky publikim i YouTube, erdhi menjëherë pasi firma e teknologjisë amerikane Oracle ka konfirmuar se pronari i TikTok, ByteDance, i ka propozuar zyrtarisht të bëhet një “partner i besuar i teknologjisë” në SHBA.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI