Flash

Vetvrasjet te sanatoriumi/ Studimet, si ndikon Covid- 19 në çrregullimet psikike

Lapsi.al 3 September 2020
Vetvrasjet te sanatoriumi/ Studimet, si ndikon Covid- 19 në

Koronaviruset mund të shkaktojnë pasoja psikopatologjike drejtpërdrejt, duke infektuar sistemin nervor qendror

Dy prokurorë kanë nisur hetimet pas vetëvrásjes së dy pacientëve me Covid 19 në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ndonëse ata kanë marrë në pyetje familjarë, mjekë dhe persona të tjerë përgjegjës, pas akuzave për kushtet e vështira të spitalit Covid 2, duket se reagimet e dy të vetëvrarëve, 29-vjeçarit Xhino Koca si dhe 65-vjeçarit Hasan Mira, kanë ardhur më shumë sesa nga infrastruktura spitalore, prej efekteve që jep virusi.

Për shumë shkenctarë tashmë është i njohur fenomeni i turbullimeve psikologjije dhe psiqike tek pacientët e prekur nga Covid 19.

Studiuesit rendisin disa shkaqe që mund të shpjegojnë këto ndikime në shëndetin mendor të personave të infektuar. Ata shpjegojnë se këto pasoja psikiatrike "mund të shkaktohen nga stresues psikologjikë siç janë izolimi shoqëror, ndikimi psikologjik i një sëmundjeje të re serioze dhe potencialisht fatale, frika e infektimit të të tjerëve dhe stigmatizmit", bën të ditur një studim i publikuar nga "The Guardian".

Troubles psychiatriques

Studiuesit gjithashtu tregojnë se këto çrregullime psikologjike mund të lidhen gjithashtu me "vetë virusin". "Koronaviruset mund të shkaktojnë pasoja psikopatologjike drejtpërdrejt, duke infektuar sistemin nervor qendror, ose indirekt, për shkak të alarmit që jep në imunitetin e vetë njeriut shfaqja e virusit".

Sipas tyre, tani është e nevojshme të thellohet kërkimi në këtë drejtim, për të studiuar "lidhjen e mundshme midis reaksioneve inflamatore të shkaktuara nga përgjigja e imunitetit ndaj koronavirusit dhe çrregullimeve mendore të zhvilluara nga ish-pacientët".

Covid-19 besohet të ketë një ndikim në shëndetin mendor të shumicës së të rriturve që e kanë marrë virusin. Një studim i kryer në spitalin milanez në San Raffaele zbulon se 55%, e pacientëve vuajnë nga depresioni, ankthi ose pagjumësia. Në këtë studim u testuan 402 të rritur, 265 burra dhe 137 gra, të cilët ishin infektuar me virusin e ri. Ata u vëzhguan një muaj me radhe dhe u arrtit në përfundimin

se "Covid-19 mund të shoqërohet me implikime psikiatrike", komentuan këta studiues.

Rezultatet e studimit të tyre, që u publikuan në fillim të gushtit nga The Guardian, zbuluan se këta ish-pacientë kishin, në 55% të rasteve, të paktën një çrregullim psikiatrik një muaj pas sëmundjes.

42% e të anketuarve vuanin nga një formë ankthi, 31% tregonin shenja depresioni, 28% çrregullime të stresit post-traumatik. Gjithashtu, 40% e ish-pacientëve thanë se tani përjetojnë net pa gjumë. Gjithashtu janë 28% që janë prekur çrregullimi obsesiv kompulsiv (OCD).

Pergatiti: Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI