Flash

Ndikimi i cokollatës së zezë për rënien nga pesha

Lapsi.al 26 August 2020
Ndikimi i cokollatës së zezë për rënien nga pesha

 

1-Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës

Shumë studime sugjerojnë se çokollata e zezë ndihmon trupin të menaxhojë insulinën. Insulina është hormoni i cili i jep sinjal organizmit për të kaluar sheqerin nga enët e gjakut drejt qelizave që ta përdorin për energji. NJë proces i tillë ndihmon me uljen e nivelit të insulinës në gjak dhe lidhet direkt me uljen e rezervave të dhjamit në trup, pra rënies nga pesha.

2-Redukton ndjesinë e nepsit dhe oreksit

Konsumimi i çokollatës së zezë në sasitë e duhura ndihmon trupin që të luftojë nepsin e në të njëjtën kohë ju mban të ngopur më gjatë. Gjithçka lidhet me hormonin që stimulon urinë, grelin, i cili si pasojë e çokollatës së zezë reduktohet. Nga ana tjetër konsumimi i çokollatës bën të mundur që ju të qëndroni të ngopur më gjatë dhe të hani më pak kalori gjatë ditës.

3-Përmirëson dukshëm humorin tuaj

Shumë të dhëna ndër vite kanë pohuar se çokollata e zezë ka një ndikim pozitiv tek shëndeti mendor dhe humori. Nëse ju jeni jeni të fortë nga ana e shëndetit mendor dhe humori juaj është i mirë, atëherë arrini të përballoni më lehtë stresin. Stresi është një nga faktorët kryesor të shtimit në peshë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek konsumimi i tepruar i ushqimit, ngadalësimi i metabolizmit si dhe problemet me tretjen. Të tre këto argumente mbështesin mendimin se çokollata e zezë ka një ndikim të fortë tek rënia nga pesha. Sigurisht nëse ajo konsumohet në sasi të duhura dhe trupi juaj të mirëmbahet edhe me një regjim të shëndetshëm ushqimor si dhe me aktivitet fizik

Të këshilluara

4 mënyra që stimulojnë rritjen e flokëve

1. Kujdesuni për skalpin tuaj Rritja e flokëve fillon nga brenda-kështu të kujdeseni për rrënjën e flokëve është pjesa e parë e rëndësishme. E  mira është që h...

16:30

Pijet qe ju japin energji gjatë ditës

1- Çajra Çaj jeshil, i bardhë apo i zi, të gjitha përmbajnë kafeinë, por sasia është më e moderuar dhe për më tepër, energjia do t’ju zgjasë me shumë.  ...

12:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI