Flash

Pijet qe ju japin energji gjatë ditës

Lapsi.al 24 August 2020
Pijet qe ju japin energji gjatë ditës

1- Çajra

Çaj jeshil, i bardhë apo i zi, të gjitha përmbajnë kafeinë, por sasia është më e moderuar dhe për më tepër, energjia do t’ju zgjasë me shumë.

 

2- Smoothie Jeshile

Merrni gjithë vlerat ushqimore dhe vitaminat që ju duhen, që në mëngjes. Përzieni fruta, akull dhe spinaq për të bërë një pije të shëndetshme mëngjesi.

3- Smoothie me fara Chia

Farat Chia janë të mbushura me lëndë ushqyese, veçanërisht proteina dhe së fundmi, janë një zgjedhje e njohur e dietologëve dhe atletëve. Me qindra receta në internet, ju mund të përgatisni pije të ndryshme me to.

4- Kombucha

Kombucha vjen nga çaji i zi i fermentuar. Është i mbushur me mikroorganizma, aftësia e të cilave rigjeneron hekurin që vjen nga çaji. Shumë e thjeshtë për t’u bërë në shtëpi dhe shumë e mirë për t'ju mbushur me energji.

5- Lëng panxhari

Lëngu i panxharit është zbuluar se zgjat më shumë qëndrueshmërinë atletike, sipas një studimi të Universitetit të Exeter, në Mbretërinë e Bashkuar. Shtrydheni atë dhe kombinojeni me fruta të tjera, si kivi, mollë etj dhe do të keni një pije të shijshme që do t'ju japë energji për të përballuar gjithë ditën.

6- Uji

Me siguri e keni dëgjuar një milion herë, por uji është thelbësor për ruajtjen e energjisë gjatë ditës. Jo vetëm që duhet ta konsumoni në mëngjes, por edhe në vazhdim deri në mbrëmje. Shumë njerëz shpesh shkojnë drejt pijeve energjike, të ngarkuara me kafeinë dhe sheqer, kur gjithçka që u nevojitet është një hidratim i mirë.

 

Shënim: Konsultohuni me mjekun tuaj, përpara se të nisni një regjim që konsiston në përdorimin e shumtë të ndonjërës prej pijeve të mësipërme.

Të këshilluara

8 këshilla për eleminimin e akneve në trup

Vëmendjen më të madhe në kujdesin e lëkurës e merr zakonisht fytyra, por ndonjëherë po aq problematike mund të jenë aknet në trup, kryesisht në shpinë, supe dhe...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI