Flash

Njihuni me Genci "Serbin", korçarin që adhuron Cervena Zvezdën dhe Serbinë

Lapsi.al 24 August 2020
Njihuni me Genci "Serbin", korçarin që adhuron Cervena

Ai është nga qyteti i Korçës dhe e quajnë Genci Serbi, për shkak të dashurisë së tij për Serbinë. Në një intervistë për Novosti, deklaron se nuk i pëlqen politika, por vetëm Crvena Zvezda dhe Serbia. ‘’Unë kam qenë një tifoz i çmendur i Yllit të Kuq për 35 vjet- thotë 48 vjeçari, i cili është drejtuesi i tifozëve të Skënderbeut, në familjen e të cilit janë të gjithë tifozë me klubin e Beogradit dhe të Serbisë.

‘"Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra e Skënderbeut, e cila është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për këtë klub serb lindi ndërsa shihja duke luajtur lojtarë si Dejan Stankovic, Dejan Savicevic, Darko Pancev dhe Mitar Mrkela. Do të jem në stadium ditën e martë në Tiranë, për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur Zvezdën".

Ai gjatë intervistës me portalin serb u shpreh se u dashurua me klubin serb në fëmijëri. Ai është një tifoz i madh i muzikës së ish-RSFJ-së. Dhe pavarësisht nëse luhet futboll apo ndonjë sport tjetër, kur garon Ylli i Kuq, ai e mbështet atë.

‘’E mësova gjuhën serbe nga librat, televizori dhe radio, por edhe nga lojtarët nga Serbia që vijnë për të luajtur për Skënderbeun. Unë vij në Beograd disa herë në vit. Meqë ra fjala, këtu luante ish-kapiteni i Zvezdës, Ivan Gvozdenovic, me të cilin kam miqësi. Të martën në Tiranë unë do të mbështes Zvezdën. Jam gati të zihem për Zvezdën. Isha në Beograd kur Serbia dhe Kroacia luajtën. Festova për Serbinë. Isha i vetmi shqiptar që erdhi për të bërë tifozeri’’.

Të këshilluara

FOTO/ Nis plazhi në ballkonet e Tiranës

Masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë paralizuar tërësisht jetën në Shqipëri. Vetëm disa biznese jetike vazhdojnë të ...

10:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI