Flash

Shteti në kaos në Kakavijë/Xhaçka i bie gozhdës, Lleshi patkojit

Lapsi.al 15 August 2020
Shteti në kaos në Kakavijë/Xhaçka i bie gozhdës,

Shteti shqiptar nuk është kapur vetëm duke pushuar, të gjithë ministrat janë me leje, por edhe në kaos te plotë dhe mungesë kordinimi, lidhur me situatën emergjente në Kakavijë. Ndërsa kryeministri Rama nga vila e vet buzëdetit në Dhërmi kririkon qeverinë greke se përdor në mënyrë të panevojshme tamponat dhe u premton atyre që kanë prej tre ditësh pa bukë, pa ujë dhe pa WC, se "nuk do jë jenë asnjëhere vetëm", në terren po ndodh e kundërta.

https://lapsi.al/2020/08/14/dhjetera-mijera-shqiptare-te-bllokuar-ne-kufi-ministria-e-jashtme-me-pushime/

Mjafton të lexosh me kujdes deklaratat që nxjerr njëra ministri dhe tjetra, për te kuptuar se situata është ku thërret qameti. Lapsi.al e ka bërë dhe krahasimi është sa për te qarë, po aq dhe për te qeshur.

https://lapsi.al/2020/08/15/aksidenti-ne-kakavije-femija-10-vjec-nga-lezha-ambulanca-transportonte-te-semuren/

Ndërkohë që ministra e mbrojtjes premton permiresimin e krizës, ajo e Brendëshme thote të kundërten.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se autoritetet vijojnë komunikimet me qeverinë greke për të pasur lehtësim të procedurave për kalimin e qytetarëve. Ky pohim i saj u bë titull lajmi në të gjitha mediat pro qeveritare.

Por entuziazmi nuk zgjati shumë. Sepse nga trupat e Sandër Lleshit njoftimet qenë të tjera.

Policia u bëri apel qytetarëve që të mos dynden të gjithë në një ditë drejt Kakavijës. Madje ndryshe nga shefja e ushtrisë ajo njoftoi se nga e hëna do të ketë masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi pasi do te kete një numër më te kufizuar që do të lejohen të hyjnë në shtetin grek.

Pra kujt i duhet besuar, Xhaçkes që premton se masat do lehtesohen, apo Lleshit që paralakmeron se ato do të shtrëngohen? Apo mos i duhet besuar Edi Rames që shpall se do të jetë në krah të qytetarëve, por nuk rakordon dot as deklaratat e institicioneve qe pretendohet të drejtojë nga Dhërmiu?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI