Flash

Përzgjedhja e deputetëve/ PD surprizon me komisionin e vlerësimit më shumë sesa me kandidatët

Lapsi.al 3 August 2020
Përzgjedhja e deputetëve/ PD surprizon me komisionin e vlerësimit
Sot Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e dytë të atij që udhëheqësia po e konsideron si procesin më të madh të demokratizimit të kësaj force 30 vjecare, por që në fakt deri më tani nuk ka sjellë ndonjë risi në emra dhe në cilësi prurjesh të reja. Faza e dytë u përmbyll me ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët. Ata janë ish presidenti Bujar Nishani, ish ministri në dy qeverisjet e PD-së Genc Ruli, shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj, historiania Enriketa Papa, dhe profesori dhe opinionisti Mark Marku. Të gjithë në fakt janë emra të besueshëm dhe me integritet aq të fortë sa mund të përbëjnë më shumë lajm sesa ‘surprizat” që do të përzgjedhin. Lexo me tej:

Kryesia e PD konfirmon 5 anëtarët që do përzgjedhin kandidatët për deputetë (EMRAT)

Ata do të bëjnë seleksionimin e mbi 2 mijë kandidatëve të propozuar nga baza për deputetë deri më 30 korrik kur përfundoi edhe faza e parë e këtij procesi. Lista që do të dalë prej Komisionit të Vlerësimit do të kalojë edhe në një sitë tjetër në atë të kontrollit të figurës dhe integritetit. Emrat që do të dalin fitues nga gjithë ky kalvar, në fillim të vjeshtës do të kalojnë sërish në bazë ku ata do të votohen sipas parimit një anëtar një votë i cili cakton përfundimisht edhe ata që do të garojnë si deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Por ndonëse organigrama e këtij procesi me disa faza është tejet demokratike, ndonëse anëtarët e Komisionit të verifikimit janë figura me integritet dhe që japin siguri për një proces larg ndikimit të njëshit, ashtu sikurse ndodhi në 2017, kur Basha i vendosi i vetëm në mesnatë listat e deputetëve sërish kjo lloj përzgjedhjeje duket se nuk i ka dhuruar PD figura të reja dhe as premton që të shtojë personalitete me theks të fortë opozitar por që nuk janë konformuar me atë që Aurel Plasari e ka quajtur si opozita zyrtare. Deri më tani në media është raportuar përshëmbull lista e të propozuarve në një nga bastionet e demikratëve, në Shkodër. Por emrat që kanë dalë në 11-shen kryesore janë po të njëjtët mbi të cilin do të kishte vënë gishtin edhe Basha dhe mes të përzgjedhurve të tij të katër viteve më parë. Psh. emri i një prej figurave historike të PD-së dhe kundërshtare e fortë e Edi Ramës, Jozefina Topalli, ka humbur në morinë e mbi 150 të propoziarve. Frika është se sado në mënyrë demokratike të zhvillohet gara, sado e drejtë të jetë puna e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve, apo i pakontrolluar votimi një anëtar një votë, sërish, i gjithë ky kalvar disa mujor do të mbyllet pa surpriza. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI