Flash

Votimi në Kuvend/ Çfarë duhet të dini mbi ndryshimet kushtetuese

Lapsi.al 30 July 2020
Votimi në Kuvend/ Çfarë duhet të dini mbi ndryshimet

Nuk ka supriza në votim. Me 106 vota pro dhe 10 kundër parlamenti votoi sot ndryshimet kushtetuese, ndërsa 6 deputetë kanë munguar në seancë.

Me shumicë votash parlamenti miratoi sot marrëveshjen e arritur mes maxhorancës dhe opozitës parlamentare, për të ndryshuar nenin  64 dhe 68 të Kushtetutës së Republikës. Këto ndryshime kanë qenë në fokus të politikës shqiptare, diplomacisë së huaj në vend, mediave dhe opinionit publik dy muajt e fundit.

Por ndërsa reforma zgjedhore do të pikturohet nga një palë si sukses e nga tjetra si kapje pushteti, çfarë duhet të dimë për ndryshimet kushtetuese që do të ndryshojnë mënyrën si Shqipëria shkon në zgjedhje tashmë e tutje? Lapsi.al zbërthen pozicionimin e palëve dhe shpjegon përplasjen si më poshtë. 

Rama eci me përkrahjen e opozitës parlamentare dhe shkeljen e syut të Yuri Kim drejt votimit të këtyre ndryshimeve. Në esencë, debati mazhorancë-opozitë konsistonte në faktin që opozita kërkon që partitë të vazhdojnë të futen në zgjedhje me lista të veçanta kandidatësh. Pra PD me listën e saj, LSI me të sajën, etj, sikurse ka funksionuar më parë. Rama i hoqi këtë kartë opozitës me votimin e sotëm. Tashmë është e pamundur që opozita të futet e bashkuar në garë. PD dhe LSI, nëse duan të garojnë si një formacion i përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, kandidatët e tyre jo vetëm duhet të bëhen bashkë në një listë zgjedhore, por për t’u regjistruar duhet të garojnë në logon e vetëm një partie, ose të PD, ose të LSI, ose në një logo të re. Këto alternativa refuzohen nga partitë e opozitës.

Pjesa tjetër e debatit konsistonte në hapjen e listave. Ndërsa pas disa ditësh paqartësi opozita u pozicionua në kërkesën e saj për 100% hapje të listave të kandidatëve, Rama dhe mazhoranca nuk u dakordësuan. Ata realizuan hapjen e 2/3 e poshtme të listës, ndërsa pjesa fituese 1/3 zgjidhet sërish nga partitë në garë. Në këtë mënyrë, kryetarët e partive kanë drejtpërdrejt dorë mbi zgjedhjen e deputetëve potencialisht fitues të mandatit. Opozita kundërshtoi ashpër këtë qasje duke thënë se për qarqet me pak deputetë, si përshembull 5, fituesit janë domosdoshmërisht persona që zgjidhen nga partia dhe jo nga populli, duke e zhvlerësuar komplet këtë nismë.

(Foto nga Këshilli Politik, tryze e ngritur me përfaqësues të mazhorancës, opozitës parlamentare dhe jo parlamentare për të diskutuar zhvillimin e Reformës Zgjedhore) 

Në votimin e sotëm, kundër maxhorancës kanë dalë me votë deputetët, Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erjon Piciri,  Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi.

Në listën e 6 deputetëve që mungojnë figurojnë emrat e deputetëve të prekur nga Covid-19 si Ralf Gjonaj, Elio Hysko, Enver Roshi, ku për të fundit Taulant Balla tha se është në gjendje të rëndë. Ndërsa që prej disa seancash, sikurse sot mungonin edhe Ligoraq Karamelo, Ambra Borova dhe Enada Kapllani. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI