Flash

Dosja 339/ SPAK po e godet aq fort krimin politik sa po arreston edhe të vdekurtit

Lapsi.al 29 July 2020
Dosja 339/ SPAK po e godet aq fort krimin politik sa po arreston edhe të

Aksioni i SPAK që u përshëndet edhe nga ambasada amerikane edhe nga president Meta, rezulton të jetë aq i tmerrshëm, sa i vë pranga edhe atyre që kanë vdekur. Prokuroria Speciale më në fund e ka pranuar se se dy nga komisionerët që akuzoheshin për krime elektorale në qarkun e Durrësit, Kasem Lala dhe Besim Bregu, emrat e të cilëve lidheshin me dosjen 339/1, kishin ndërruar jetë në momentin që duhet të jepnin llogari për vjedhjen e votave.

Ana qesharake e historisë është se SPAK i shpalli ata mes të arrestuarve në listën që u bë publike nga kjo prokurori. Dhe kjo ndodhi pa u marrë asnjëherë më parë në pyetje, pa u thirrur gjatë hetimit dhe pa u ballafaquar me të tjerët ashtu siç do duhej të kishte vepruar normalisht një prokurori profesionale. Do të mjaftonte jo procedurë për të kuptuar se  dy prej të dyshuarve si pjesë e skemës së manipulimit të votës së emigrantëve, në tre qendrat e votimit në Shijak, kanë ndërruar jetë kohë më parë.

Lexo me tej:

BIRN: Kështu u vodhën votat nga komisionerët e arrestuar

Por situata komike nuk mbaron këtu. Madje as me faktin që në vend të peshqve të mëdhej SPAK zgjodhi të godasë të vegjlit, bile dhe mes tyre zgjodhi ata që kanë shkuar në botën tjetër .

Edhe më qesharak është justifikimi që burime nga Prokuroria Speciale i kanë dhënë gazetës "MAPO" për skandalin e prangosjes të të vdekurve. Ata u shprehën se kjo ngatërresë ka ndodhur, pasi personat në fjalë, nuk ishin çrregjistruar ende nga gjendja civile, procedurë që ndiqet normalisht kur dikush ndërron jetë.

Dosja 339/ Futen në burg komisionerët e PS, PD dhe LSI që vodhën votat në Shijak e Durrës

Kështu që mes 22 të dyshuarve të shpallur me bujë dje SPAK do detyrohet të hetojë vetëm 20 ish komisionerë që kanë mbetur gjallë.

Të martën Prokuroria Sepciale shpalli me bujë arrestimet në kuadër të dosjes 339/1, e cila u bë e famshme pas përgjimeve të vjedhjes së votave të publikuara nga gazeta gjermane "BILD" me akuzën se në tre qendra të hetuara në Shijak rezulton se është zbuluar manipulimi i së paku 5.5% të të gjitha votave.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI