Flash

Tendencat e flokëve për verën e 2020-ës

Lapsi.al 23 July 2020
Tendencat e flokëve për verën e 2020-ës

Mes valës së nxehtësisë që po mban të gjithë vendin dhe nevojës për të vënë një maskë sa herë që të duhet të dalësh, i vetmi stil flokësh i rehatshëm që do ta merrje në konsideratë këtë periudhë është fare i thjeshtë, por edhe i përdorur nga të gjitha.

Cili është modeli më i lehtë, më tërheqës i verës që zgjat vetëm disa minuta?

Një mbledhje flokësh bisht. Në përpjekje për t'u ndier gjithmonë e më rehat, edhe për faktin se pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë në shtëpi për shkak të koronavirusit, ky model flokësh është edhe më i përshtatshëm.

"Ky vit është i ndryshëm nga të gjitha vitet e tjera, sepse është e vështirë të gjesh një stil flokësh, i cili nuk të pengon edhe të mbash maskën në fytyrë",- tha Devin Toth, hairstylist në një sallon bukurie në NY. "Zakonisht, flokët bisht janë trendi më i thjeshtë e më i kërkuar gjatë verës, por këtë vit nuk do dëshironi as tendenca flokësh që mbulojnë fytyrën."

Modeli i ri i këtij stili flokësh, ndoshta është më i qëllimshëm sesa stili juaj i zakonshëm, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë i mërzitshëm. Nëse me të vërtetë po ndiheni sikur po eksperimentoni, Toth ju rekomandon të bëni një kombinim për të ndryshuar. Për shembull, mund ta shoqëroni bishtin me një shall me ngjyra.

Të këshilluara

10 hapa për një nxirje perfekte

Përpos gjithë të mirave që na sjellin rrezet e Diellit nuk duhet të harrojmë kurrsesi se ato mund të jenë edhe të rrezikshëm sidomos nëse ekspozohemi pa asnjë m...

18:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI