Flash

Kulisat/ Si u përpoq Rama të manipulonte takimin me Yuri Kim

Lapsi.al 21 July 2020
Kulisat/ Si u përpoq Rama të manipulonte takimin me Yuri Kim

Nëse BE dhe Bundestagu Gjerman po e godasin më hapur se kurrë tentativën e Edi Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit duke ndryshuar kushtetutën dhe hequr koalicionet në bashkëpunim me opozitën e re, ambasada e SHBA në Tiranë duket se po i bën kryeministrit një presion diplomatik por jo publik. Kjo është parë edhe gjatë takimit të sotëm kur Yuri Kim ndejti përmbi dy orë në zyrën e shefit të qeverisë për të diskutuar për "pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit".

Por kjo deklaratë nuk është prova e vetme e këtij presioni të butë dhe kofidencial. Sot ka ndodhur një gjë edhe më e rëndë që ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave. Edi Ramës nuk i ka pëlqyer takimi me ambasadoren e SHBA-së deri në atë pikë sa është përpjekur ta manipulojë atë. 

Menjëherë, sapo të martën në mëngjes u hap lajmi se Yuri Kim do shkonte në zyrën e ramës për këtë problem, u prodhua dhe kundër lajmi se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nuk do pritej nga kryeministri por nga shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga. Matyrisht si gjithmonë me këto lajme që dalin shpesh të pavërteta, zyra e propagandës së Ramës ushqeu gazetarin e super mirënjohur Muhamed Veliu.

 

Ashtu sukurse shihet në lajmin e manipuluar aty theksohej se jo vetëm Rama nuk e kishte pritur Yuri Kimin, por as me shefen e tij të kabinetit ambasadorja nuk po diskutonte për probleme të altualitetit politik, pra për mosrespektimin e marrëveshjes së 5 qershorit. 

Lexo me tej:

5 qershori/ Topi ka mbetur në fushën e Yuri Kim

Por ky mashtrim i Ramës për të relativizuar presionin jo publik amerikan e pati jetën shumë të shkurtër. Sepse ishte zyra e shtypit të ambasadës që e përgënjeshtroi atë. Disa redaksia gazetash të pyetura nga Lapsi.al konfirmuan se njoftimi që botuan për të korigjuar lajmin e parë u erdhi drejtpërdrejt nga selia e rrugës së Elbasanit. Ato jo vetëm u kujdesën që të theksonin se takimi kishte zgjatur plot 2 orë, pra shumë më tepër sesa një bisedë e thjeshtë kortezie. Në fjalinë e plotë që ambbasada e SHBA shpërndau për të shuar fake neës që kryeministria përhapi me anë të Muhamed Veliut thuhet: “Rama dhe Kim diskutuan për një sërë çështjesh përfshirë edhe pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit, që arriti të finalizonte Këshilli Politik“.

Pra më shumë se cdo gjë tjetër ky detaj tregon se jo vetëm takimi nuk ka vajtur mirë, por se ambasadorja Kim ka dashur që kjo gjë të merret vesh, pasi vetë ambasada u përkujdes që të zbardhej e vërteta.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI