Flash

Rama për herë të parë në tryezën e reformës/ Ç’pritet nga opozita?

Lapsi.al 20 July 2020
Rama për herë të parë në tryezën e reformës/

Tryeza e këshillit politik është shenjuar sot nga prezenca e kryeministrit Rama që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve i maskuar dhe nga mungesa e liderit të opozitës Lulzim Basha që ka filluar këtë të hënë një vizitë në Prishtinë. Tryeza u mblodh për të diskutuar paketën e ndryshimeve e propozuar nga opozita parlamentare dhe e mbështetur nga Partia Socialiste për hapjen e listave, ndryshimin e koalicioneve dhe pragun elektoral. Megjithëse Rama pranoi të shkojë personalisht në tryezë ai e ka bërë të qartë se PS nuk tërhiqet nga ndryshimet që tashmë ka votuar në Komisionin e Ligjeve. "Hapja e listave për ne nuk është më variant, por angazhim. Ne si partia më e madhe duam ti përfshijmë qytetarët në përzgjedhje. Ne na takon të mbrojmë atë që është një arritje e madhe, por që unë e quaj si arritje të madhe të PS të rritjes së përfaqësimit të grave në Parlament”, tha Rama pas takimit qe u mbyll pa rrezultat konkret.

Lexo me tej:

Pikat kyçe/ Ku bllofon Rama me prishjen e marrëveshjes

Po ashtu edhe opozita ka deklaruar se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar. Ai është kalimi i marrëveshjes së pesë qershorit pa ndryshime ashtu siç është miratuar.

“Sot na u konfirmua që ne do të duhet të rihapim edhe një herë çështje që ne kemi rënë dakord. Apeli jonë ishte që ne nuk mund të hedhim në kosh një punë 6 mujore të Këshillit Politik. Ne nuk mundemi që pas 6 muajsh të themi që kemi ndryshuar mendje. 

PS kërkon të hapë çështje që ne kemi rënë dakord. Një orë diskutim dhe u kthyem te administrata e zgjedhjeve. Dua të ndaj edhe një apel të fundit. Çështja e respektimit të marrëveshjes se 5 qershorit është kusht për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ka një apel të faktorit ndërkombëtar për të mos e prekur marrëveshjen dhe ne e mbështesim atë”, tha pas takimit Gazmend Bardhi.

 

Përfaqësuesit e opozitës janë të mendimit se tashmë nuk ka kohë për ndryshime në Kushtetutë, pasi nga zgjedhjet parlamentare ka mbetur më pak se një vit. Por dhe në rast se ndodh hapja e listave, kjo s’ka pse ndalon formimin e koalicioneve.

Gjithcka nisi të premten paradite kur me një reagim në Facebook, Ilir Meta propozoi rimbledhjen e Tryezës së Këshillit Politik duke përdorur si justifikim se këtë sugjerim e kishte marrë nga eksperti Kristaq Kume. Presidenti i bëri ftesë Ramës për t’u ulur në tryezën e Këshillit Politik, pasi shefi i opozitës pati dhënë viston për këtë nismë. E menjëhershmne ishte përgjigjja nga Kryeministri, i cili u shpreh i gatshëm të ulet e të bisedojë me të gjithë. Ai propozoi të hënën si ditë takimi duke theksuar se në tryezë pret Bashën dhe Metën, pasi si përfaqësues i maxhorancës do të shkojë vetë.

PS voton prishjen e marrëveshjes. Ndryshohen dy nene kushtetuese

Basha ndonëse e pranoi rikthimin në tryezë e injoroi atë duke mos qenë prezent vetë.

Megjithëatë ky rikthim i opozitës, ka ngritur pikpyetje për qëllimin e saj. Nga njëra anë opozita duket sikur kundërshton vetveten duke u ulur në tryezë pas ka mbajtur qëndrimet “parimore” se kushtetuta nuk mund të ndryshohet me shpejttësi dhe se rregullat e lojës nuk mund të rishkruhen në më pak sesa një vit para zgjedhjeve. Nga ky këndvështrim PD dhe LSI nuk do duhej të pranonin fare diskutimin për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve që kanë si mbështetës deputetët aspak seriozë të opozitës parlamentare.

Pra ama nga ana tjetër, kjo mund të jetë një përpjekje e Metës dhe e Bashës për ta rikthyer këtë çështje që Rama po e vendoste në mënyrë unilaterale, në tryezën e vetme ku PD dhe LSI kanë në dorë veton. Kështu kjo do ta diskreditonte edhe më keq kryeministrin nëse ai vazhdonte të bënte në kokë të vet kundër rekomandimeve që i kanë dhënë edhe aleatët europianë.

©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI