Flash

Intervistimi maratonë i Thaçit në Hagë/ 4 ditët para prokurorëve

Lapsi.al 16 July 2020
Intervistimi maratonë i Thaçit në Hagë/ 4 ditët para
Pyetja e presidentit të Kosovës nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për Kosovën të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë, po shndërrohet në maratonë duke shttuar aludimet për sfondin politik të saj. Me sa duket prokurorëve nuk i kanë majftuar tre ditë "bashkëbisedim", ku vetëm dje seanca zgjati gjashtë orë dhe kanë kërkuar vazhdimin edhe sot. Deri tani në Dhomat e Specializuara në Hagë janë ftuar për t’u marrë në pyetje rreth 200 vetë – të dyshuar për krime, apo në cilësinë e dëshmitarëve të mundshëm, por asnjëri prej tyre nuk është mbajtur kaq gjatë. Hashim Thaçi, kreu i PDK Kadri Veseli dhe shumë ish drejtues të tjerë të UÇK-së janë akuzuar nga prokuroria për krime lufte, krime kundër njerëzimit, tortura dhe përndjekje të shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të tjerëve në kohën e luftës së Kosovës dhe pas përfundimit të saj.

Andi Bushati: Thaçi nën akuzë, një lojë politike dhe një bast i humbur

Thaçi, Veseli fajësohen nga prokurorët për 100 vrasje. Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 pas akuzave të paraqitura nga eurodeputeti zviceran Dick Marty, i cili pretendon se disa nga krerët e UÇK kanë qenë të përfshirë në trafik me organe njerëzore, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti Thaçi është përmendur më shumë se 20 herë në raportin e Martit por ai i ka hedhur poshtë këto akuza. Këtë bëri edhe para hyrjes në godinën e Dhomave të Specializuara të hënen, në gjuhën angleze, kur tha se në Hagë ka ardhur për të respektuar atë për të cilën ka ëndërruar dhe luftuar – “një Kosovë të lirë e të pavarur, të mbështetur tek të drejtat e barabarta për këdo, një shoqëri multietnike dhe sundimi i ligjit”. Mbi këtë aktakuzë që rëndon mbi presidentin e Kosovës ka pasur shumë aludime për manovra politike. Ato lindën pasi prokurorët i bënë publike qëndrimet e tyre vetëm tri ditë para takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë,  të ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell. Frika e prokurorëve ishte se mos aty diskutohej ndonjë lloj amnistie dhe kjo i detyroi ata të argumentonin se Thaçi “po bënte presion ndaj Gjykatës dhe po angazhohet në mënyrë sekrete për shkrirjen e saj”. Ndoshta është koincidencë por edhe marrja e tanishme në pyetje do të përfundojë vetëm këtë të enjte, kur në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar dialogun në kuadrin e BE. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI