Flash

PS voton prishjen e marrëveshjes. Ndryshohen dy nene kushtetuese

Lapsi.al 14 July 2020
PS voton prishjen e marrëveshjes. Ndryshohen dy nene kushtetuese
Socialistët votuan sot për ndryshimin e njëanshëm të kushtetutës duke vendosur vetë rregullat mbi të cilat do të zhvillohet gara e ardhshme elektorale. Deputetët rilindas bashkuan votat me opozitën fallco tek Komisionin Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit, duke i kaluar kuvendit vendimmarrjen për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve. Tani do të duhen plot 94 vota deputetësh për të ligjëruar manovrën e Edi Ramës për të fituar terren pas marrëveshjes të pa favorshme që nënshkroi gati me detyrim në 5 qershor. Por sipas neneve, 64 dhe 68 të ndryshuara sot listat nuk do të jenë plotësisht të hapura. Partia Socialiste ka përdorur argumentin e barazisë gjinore për të përjashtuar nga konkurrenca e përzgjedhjes nga votuesit gratë ministre krejtësisht të panjohura për bazën, të cilat Rama i ka katapultuar në qeveri. Kështu Balluku, Gjonaj, Denaj etj do të kenë mundësi të emërohen deputete nga partia ashtu sikurse u emëruan ministre nga Rama. Kjo manovër, me lista gjysëm të hapura, nxjerr në pah edhe qëllimin e vërtetë të kryeministrit. Përdorimin e kësaj metode për heqjen e koalicioneve. Rama qe i ndërgjegjshëm se me sistemin aktual ai dilte humbës ndaj një koalicioni të bashkuar PD- LSI. Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar Dhe për të shmangur këtë, ai është treguar i gatshëm të shkojë edhe drejt një përballjeje me ndërkombëtarët që i kanë kërkuar mosprekjen e marrëveshjes së tryezës politike. Edhe komisioneri i BE për zgjerimin Oliver Varheley, edhe OSBE kanë qenë të qartë për mosndryshimin e rregullave të lojës. Një nga 15 kushtet e BE është që ato të jenë konsensuale. Edhe vetë marrëveshja e nënshkruar në këshillin politik i përjashton ndryshimet e njëanëshme. Në varësi të asaj që do të thonë diplomatët e huaj dhe kërcënimeve të opozitës për tërheqje nga 5 qershori do të varet edhe ajo që do të ndodhë në kuvend me ndryshimet e kushtetutës që pritet të shkojnë për votim në 30 korrik. Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat) Por një gjë është e sigurtë. Me ndihmën e opozitës fallco, Ramën nuk po e ndal asgjë për të fituar avantazh para garës elektorale në tavolinë.

PD kërcënon me tërheqjen nga marrveshja për reformën zgjedhore. Po çfarë zgjidhje ka?

©Lapsi.al  
  • Deputetët e Komisionit te Ligjeve dhe Legjislacionit që votuan pro hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve Rudina Hajdari Andi Përmeti Myslym Murrizi Vasilika Hysi Adnor Shameti Spartak Braho Elena Xhina Alket Hyseni Klotilda Bushka Alban Zeneli Korab Lita Edjola Braha Nikolin Staka Jurgis Çyrbja Bashkim Fino Edmond Leka Edmond Stojku Aurora Mara Ermonela Felaj Fatmir Xhafaj Ulsi Manja

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI