Flash

PD kërcënon me tërheqjen nga marrveshja për reformën zgjedhore. Po çfarë zgjidhje ka?

Lapsi.al 9 July 2020
PD kërcënon me tërheqjen nga marrveshja për reformën
Partia Demokratike ka paralajmëruar një tërheqje nga marrëveshja me bekim ndërkombëtar e reformës zgjedhore, nëse socialistët shkojnë drejt veprimeve të njëanshme së bashku me opozitën fallco. Sipas PD nëse Rama do ta transformojë paktin “që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE” opozita nuk do ta pranojë atë. Lexo me tej:

“Tryezë tre palëshe për zgjedhoren”, PD i përgjigjet Ramës

Që kur u detyrua të lëshojë shumë në 5 qershor si pasojë e presionit të europianëve, Rama po bën të gjitha akrobacitë për të ndryshuar atë që u arrit. Ai jo vetëm takoi dy herë ata që i quan si të zgjedhuit e Bashës dhe Kryemadhit në parlament por këtë të enjte me gojën e Taulant Ballës deklaroi aty se PS është e gatshme për hapjen e listave, heqjen e koalicioneve dhe vendosjen e një pragu 5% për futjen në kuvend. opozita bojkoton Teatri i opozitareve fallco qe bejne sikur largohen te zemeruar nga kuvendi Natyrisht gjithkush e kupton se këto nuk janë kërkesat e një bande mercenarësh që në vijimsi kanë votuar si ka dashur qeveria edhe në pika tejet të kontestueshme (lexo linkun poshte). Por kryeministri tashmë duket i vendosur për një marëveshje me opozitën fallco. Andi Bushati: Si ka votuar opozita fallco ne favor te Ramës(shifrat) Nga ana tjetër PD ka kërcënuar se ajo, ndonëse nuk është kundër hapjes së listave nuk mund të pranojë që kjo të bëhet me shpejtësi dhe nga një parlament i kriminalizuar. Ajo ka këmbëngulur për ndryshime kushtetuese me referendum. Në të kundërt opozita reale ka njoftuar se mund të tërhiqet nga marrëveshja. Por PD nuk ka shkuar më tej për të sqaruar se ç’do të thotë ky bojkot i ri? Çfarë efektesh ka një tërheqje ndonëse ajo mund të jetë e provokuar prej Ramës? Socialistët i kanë edhe votat edhe dëshirën për të shkuar përpara siç duan vetë. Dhe në këtë pikë nëse sprapset nga firma për paktin e 5 qershorit, nëse ato që u arritën nuk pasqyrohen në kodin e ri, hapi tjetër është mofutja në zgjedhje me kushtet që vendos njëra palë? Po a është e përgatitur PD e LSI, për këtë? Askush nuk mund të vërë bast. Prandaj, kërcënimi me tërheqje nga marëveshja për reformën duket më shumë si një kambanë që tringëllin për ndërkombëtarët garantë të saj, sesa si një lëvizje e planifikuar e opozitës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI