Flash

Diferencimi nga Maqedonia/ Cilat janë kushtet e Merkel për Shqipërinë

Lapsi.al 9 July 2020
Diferencimi nga Maqedonia/ Cilat janë kushtet e Merkel për

Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën 6-mujore të BE-së, dhe ndër prioritetet e shpalosur Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit. Por në deklaratat e saj ka bërë përshtypje diferenca midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori.

Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar ‘dhe ndoshta Shqipërisë".

‘Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi’, tha Merkel. Por më shumë detaje se përse në fjalën e kancelares Shqipëria lihej me ndoshta ndërsa Maqedonia shqiptihej në menyrë afirmative ka dhënë përfaqësuesi i Gjermanisë në Tiranë.

Ambasadori Peter Zingraf i cili ka treguar edhe herë të tjera se nuk i pëlqen gjuha e drunjtë diplomatike folur për Dë duke bërë tre vëejtje kryesore. Ai ka thënë se konsensusi i arritur në Këshillin Politik si kusht per përparimin drejt BE  ende nuk është përmbyllur.

https://lapsi.al/2020/07/09/ambasadori-gjerman-pse-topi-eshte-ende-ne-fushen-e-pales-shqiptare-intervista/

Ai ka kujtuar jo pa qëllim edhe problemet me vjedhjen e votes: "Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara". Së treti ai ka nënvizuar ngritjen e Gjykatës kushtetuese jo sipas orekseve te qeverisë por sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias.

Në fakt këto me sa duket janë kushtet imediate pasi Shqipëria ka 15 kushte në total dhe që të ulet në Konferencën e parë ndërqeveritare me BE duhet të plotësojë disa prej tyre. Merkel ishte një nga iniciatoret që në tetor të vitit të kaluar që të hapeshin negociatat me Shqipërinë, dhe Bundestagu miratoi rezolutën me 9 kushte, kurse në mars Këshilli Europian i çoi në 15. Pikërisht për këtë kancelarja na diferencoi me një "Ndoshta" nga Maqedonia.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI